Sonte Chelsea-Barcelona për
Champions,në fushë dhe Bayerni

Sonte Chelsea-Barcelona për<br />Champions,në fushë dhe Bayerni<br>
Në kuadër të fazës së 1/8 të Champions League sonte në mbrëmje luhet një tjetër supersfidë në Londër ku Chelsea pret Barcelonën në një duel me shumë llogari të hapura. Gjatë viteve të fundit ka pasur disa përballje mes këtyre skuadrave aq sa një Chelsea-Barça është kthyer në një klasike të futbollit europian. 

Londinezët e drejtuar nga Antonio Conte janë entuziastë për këtë përballje edhe pse e dinë që do ta kenë shumë të vështirë. Mediat flasin se trajneri italian ka dilema për formacionin por vetë ai thotë se e ka në mendje njëmbëdhjetëshen titullare. 


Më pas Conte sqaron: Messi është shumë lojtar i fortë më i miri por tek Barcelona ka edhe lojtarë të tjerë të mirë, në këtë përballje është Barcelona favorite” e mbyll Conte. Në kampin e katalanasve janë më të qetë pasi po kalojnë një formë të mirë. Por Leo Messi e ka makth Chelsean pasi në 8 përballje deri tani argjentinasi nuk i ka shënuar asnjë gol londinezëve. Barça vjen me formacionin më të mirë në këtë përballje ndërsa trajneri Ernesto Valverde thotë: Chelsea është një rival i rrezikshëm shumë fizik dhe që ka kundërsulm të frikshëm po ashtu edhe një trajner të madh” e mbyll Valverde. 

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes që luhet po në 20:45 Bayerni pret Besiktas ku do të kërkojë biletën për në fazën tjetër që mbrëmjen e sotme. Trajneri i bavarezëve Jup Heynckes sqaron se skuadra turke ka lojtarë me eksperiencë dhe një trajner shumë të mirë. Më pas Heynckes thotë se Bayerni nuk është skuadra favorite për ta fituar Championsin.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron