Sot priten reshje të dendura shiu në 4 qarqe! IGJEUM: Rrezik për përmbytje! Pritet rritje e prurjeve në Drin e Bunë! 'Mbrojtja': Bashkitë të marrin masa

Sot priten reshje të dendura shiu në 4 qarqe! IGJEUM: Rrezik për përmbytje! Pritet rritje e prurjeve në Drin e Bunë! 'Mbrojtja': Bashkitë të marrin masa

Foto ilustruese

TIRANË- Mbrëmjen e sotme dhe përgjatë ditës së nesërme parashikohen reshje të dendura shiu në veri të vendit, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. 

Njoftimi është bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili thotë se në këto zona mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Si pasojë e situatës së motit pritet një rritje e prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe në liqenin e Shkodrës. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u kërkon Bashkive marrjen e masave.

"Bazuar në informacionin e marrë nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar prej orëve të pasdites të datës 17 janar 2023 pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri të vendit. Reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin, duke nisur nga pasditja e së martës. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Këto fenomene pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët. Ndaj, bazuar në këto parashikimi, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim: hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. 

 Agjencia e Mbrojtjes Civile do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me prefektura dhe bashkitë, sipas përcaktimit të shkallës së rrezikut, të cilat duhet të informojnë në kohë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile për çdo situatë të krijuar", thuhet në njoftim. 

Vendi ynë u përball me përmbytje edhe në muajin dhjetor, ku qarqet më problematike ishin Shkodra dhe Lezha. 

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 17/01/2023 04:42

    Si duket "Ministria" nuk e ka idene qe bashkite jane pushtet vendor dhe jo pjese e ekzekutivit qe te marrin "masa". Po kujt i thua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Emërohen 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Emërohen 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet