Egnatia-Skënderbeu që nis sonte në orën 18:30 hap javën e 3 të Superligës, me rrogozhinasit të cilët kërkojnë të vijojnë me pikë të plota në kampionat pas 2 fitoreve në 2 javët e para.
“Mendoj do jetë ndeshje shumë e luftuar. Ne jemi ata që duhet të mbrojmë titullin kampion, që çdo sukses që bëmë përpara të na japë të drejtë, dhe të gjithë të tjerët të na shohin me të vërtetë se kush jemi,”-thotë trajneri i Egnatias Nevil Dede.
Të shtunën, po në orën 18:30 spikat përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit. Të dyja skuadrat e kanë nisur jo mirë kampionatin dhe kërkojnë të ndryshojnë qasje. Sidomos shkodranët pas episodeve në Elbasan ku presidenti Xhaferi u dënua me 15 ndeshje përjashtim, por edhe trajneri Martini i cili do të mungojë në bankinë për 6 ndeshjet e ardhshme.
“Jemi fokusuar te stërvitja sado që jemi prekur nga ajo që ka ndodhur, por duhet të përqendrohemi për këtë ndeshje. Pas dy barazimeve na duhet të kthehemi te fitorja, së në fund pikët duhen. Një pikë bën diferencën,”-shprehet kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj.
“E dimë që do të jetë një transfertë e vështirë për ne, por lojtarët e mi janë gati të japin gjithçka dhe të marrim pikët sepse për ne janë shumë të rëndësishme. Jemi një klub i madh dhe prej nesh presin shumë,”-thotë trajneri i Partizanit Florin Bratu.
Po të shtunën në program është edhe Laçi-Teuta, ndërsa të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave. Tirana do të presë Vorën në Selman Stërmasi, ndërsa Dinamo luan kundër Elbasanit.
Të shtunën, po në orën 18:30 spikat përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit. Të dyja skuadrat e kanë nisur jo mirë kampionatin dhe kërkojnë të ndryshojnë qasje. Sidomos shkodranët pas episodeve në Elbasan ku presidenti Xhaferi u dënua me 15 ndeshje përjashtim, por edhe trajneri Martini i cili do të mungojë në bankinë për 6 ndeshjet e ardhshme.
“Jemi fokusuar te stërvitja sado që jemi prekur nga ajo që ka ndodhur, por duhet të përqendrohemi për këtë ndeshje. Pas dy barazimeve na duhet të kthehemi te fitorja, së në fund pikët duhen. Një pikë bën diferencën,”-u shpreh kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj.
“E dimë që do të jetë një transfertë e vështirë për ne, por lojtarët e mi janë gati të japin gjithçka dhe të marrim pikët sepse për ne janë shumë të rëndësishme. Jemi një klub i madh dhe prej nesh presin shumë,”-tha Florin Bratu, trajner i Partizanit.










Komente
Komento