Pas Champions League sonte është rradha e Europa League për dy gjysmëfinalet. Skuadra gjermane e Leipzig, që është edhe e avantazhuara e madhe në letër, do të presë skocezët e Rangers, ndërsa në Londër West Ham do përballet me Eintracht Frankfurt, skuadrën që eliminoi në çerekfinale Barcelonën.
Më shumë interes pritet edhe Conference League, aty ku skuadra e vetme italiane e mbetur në Europë, Roma e drejtuar nga Mourinho ka udhëtuar drejt Anglisë për t’u përballur me Leicester, ndërsa në Holandë Feynord do të presë Marsielle-n. Finalja e këtij kompeticioni më 25 maj do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Tiranës ‘Air Albania’.