Sonte Holandë-Angli, dueli për finalen e Ligës së Kombeve

Në finalen e Ligës së Kombeve Portugalia pret fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Holandës e Anglisë ndeshje që do luhet sonte duke nisur nga ora 20:45. Në stadiumin e Guimaraes pritet një duel spektakolar mes dy emrave të mëdhenj të futbollit europian.

Trajneri i tulipanëve Koeman ka besim se Holanda mund ta mposhtë Anglinë ndërsa do luajë me formacionin më të mirë duke mos kursyer as Van Dijk e Wijnaldum fitues të freskët të Championsit.

Edhe “tre luanët” janë me grupin e plotë por sulmuesi Harry Kane mund ta nisë nga stoli. Trajneri Gareth Southgate ka besim se skuadra e tij i ka futbollistët e duhur ta fitojë Ligën e Kombeve.

Në 21 duelet e mëparshme mes Holandës dhe Anglisë kemi barazi totale me nga 6 fitore për secilin ekip ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan