Sonte Juventus-Milan, luhet për titullin kampion dhe Champions

Sonte Juventus-Milan, luhet për titullin kampion dhe Champions

Pamje nga ndeshja e fazes se pare Milan-Juventus

Sonte në mbrëmje luhet superndeshja e javës së 30-të të Serisë A. Në Torino Juventusi pret Milanin e Gattusos në një duel ku luhet për titullin kampion dhe kualifikimin në Champions. Juventusi është në një javë të rëndësishme pasi luan për titull dhe më pas në Champions. Trajnerit Allegri i rikthehet Chiellini që ka lënë pas dëmtimin por nuk ka në dizpozicion Mario Mandzukic.

Në sulm pritet të jetë dyshja argjentinase Dybala-Higuain. Trajneri Allegri në konferencë e cilëson Milanin një skuadër të fortë dhe thotë:” Unë së pari mendoj për titullin që është një objektiv i joni dhe ndeshja që mund të vendos titullin është kjo me Milanin, nuk mendoj aspak për Real Madrid” e mbyll Allegri.

Milani vjen në ndeshjen ndaj bardhezinjve pas 5 fitoreve radhazi dhe trajneri Gattuso në sulm duket sikur do të luajë me portugezin Andre Silva ndërsa pjesa tjetër e formacionit është ajo që ka fituar ndeshjet e fundit. Ndeshje e veçantë do të jetë për Leonardo Bonuccin që rikthehet për herë të parë në Torino si kundërshtar. Gattuso në konferencë ka pranuar supremacinë e Juventusit por kërkon nga skuadra e tij ndeshjen perfekte për të bërë surprizën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta