Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kanë përcjellë mesazhe urimi për shqiptarët në vigjilje të vitit  2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të ardhmen e vendit.

Në urimin e tij, presidenti Begaj u shpreh se ndërrimi i viteve është një moment reflektimi dhe shprese, duke nënvizuar se puna e ndershme, përkushtimi dhe investimi te brezi i ri janë themeli i Shqipërisë evropiane. Ai vlerësoi përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe bëri thirrje për dialog, unitet dhe forcim të besimit tek institucionet.

"Çdo familje shqiptare, nga fëmijët, te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi!  
Mbi të gjitha, uroj për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht",- tha Begaj.

Nga ana e saj, ministrja Elisa Spiropali theksoi se viti që vjen duhet të jetë vit i përpjekjeve të përbashkëta për ta kthyer standardin evropian në një realitet për çdo familje shqiptare. Ajo shprehu mirënjohje për të gjithë ata që punojnë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë festave dhe përcolli urime të veçanta për shqiptarët kudo ndodhen.

Viti i ri na gjen në një stad të ri, me përgjegjësi dhe ambicie më të larta”, u shpreh Spiropalli, duke shtuar se 2026 do të nisë me pensione dhe paga më të larta, rritje rekord të investimeve dhe një trend të përshpejtuar të rritjes ekonomike.

lajm në përditësim...