Nga festimet me fishekzjarrë, Policia e Shtetit raporton për 21 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën. Konkretisht rastet janë raportuar 16 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Sakaq, një 13-vjeçare ka pësuar një gërvishtje në parakrah dyshohet e shkaktuar nga një plumb qorr në Vaqarr.

“Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr (16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë).

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit.

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2026! Me besim dhe bashkëpunim për më shumë siguri”, njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Festimet e Vitit të Ri/ Proda takim me punonjësit e Policisë Rrugore: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë zhvilluar një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm uroi Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ata që ishin në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Ilir Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka si qëllim kryesor shpëtimin e jetëve.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë zhvilluar një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm uroi Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ata që ishin në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Ilir Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka si qëllim kryesor shpëtimin e jetëve. Ai kërkoi nga efektivët profesionalizëm, korrektësi, komunikim etik dhe kujdes maksimal për veten dhe kolegët.

Në momentin e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin e situatave operative. Ai theksoi se çdo telefonatë dhe informacion duhet të trajtohet me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi i saktë me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve.

Gjatë festimeve të ndërrimit të viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 1 janar 2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën. Mes tyre edhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në zonën e Vaqarrës. Nga rastet e raportuara, 16 janë në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Ora 15:45
Festimet e Vitit të Ri në Fier/ 25 të rinj të dehur paraqiten në spital, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

1767278946_a.JPG

Festimet në kuadër të ndërrimit të viteve, janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur ne urgjencen e Spitalit Rajonal Fier me simtoma te intoksikacionit.

Sipas burimeve spitalore te rinjte kane qene kryesisht te grupmoshes 20- 30 vjeç, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Por nderrimi i viteve eshte festuar edhe me fishekzjarre ku tre persona kanë marrë lendime të lehta të cilët pasi u mjekuan dolën nga spitali.

Ndërkohë për shkak të ngarkesës ushqimore mëngjesin e sotëm në urgjencë ka patur edhe disa raste të paraqitjes të të sëmurëve kronikë, por deri më tani asnjë rast nuk ka përfunduar në komplikacione të rënda.

Ora 11:45
Viti i ri 2026, 17 persona përfundojnë tek Trauma me lëndime nga fishekzjarrët! Njëri vijon të marrë mjekim

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 17 qytetarë të dëmtuar nga lëndët plasëse gjatë ndërrimit të vitit. 16 prej tyre kanë lënë Spitalin pas marries së shërbimit mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Një person po vazhdon të trajtohet në spital