Sonte në mbrëmje nis një nga spektaklet më të ndjekura në Shqipëri, “Big Brother Albania 7”.
Këtë herë ju do të keni mundësi ta ndiqni natën e spektaklit live, nën drejtimin e Arbana Osmanit të premteve në mbrëmje.
Sipas burimeve të Top Channel pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jenë 18 banorë, të cilët do të përjetojnë një aventurë të gjatë.
Konkurentët këtë vit, do të jenë nga mosha 20-35 vjec. Studentë, të punësuar dhe jo, nga shumë qytete të Shqipërisë.
Njerëz të panjohur për publikun, karaktere të ndryshëm dhe shpeshherë të kundërt me njëri-tjetrin, të cilët do të përballen me sfida të larmishme të cilët i bashkon një qëllim:- “Fitorja”.
Ajo që është e sigurtë është fakti se shumë prej tyre edhe pasi dalin nga shtëpia, ashtu siç ka ndodhur në eksperiencat e mëparshme arrijnë të jenë ndër emrat më të lakuar në media.
Gjatë 100 ditëve të qëndrimit në shtëpi banorët do të jenë nën vëzhgimin e telekamerave dhe çdokush që dëshiron mund t’i ndjekë ato 24 në 24 orë në dy kanalet e dedikuar në Digitalb.
Ndërsa përmbledhja ditore do të jetë nga e hëna në të premten ora 16.30, të dielën në orën 10.00.
Andia: Dua të tërhiqem!
Vetëm pak minuta para se të futej në shtëpinë më të famshe të “Big Brother Albania 7”, Andia një ndër konkurentët e këtij edicioni është dorëhequr pa hyrë akoma në garë.
Për herë të parë pas 7 vitesh, diçka e papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother”, Andia tërhiqet! Duhet të theksoj se formula e këtij edicioni ka ndryshuar që në fillim, pasi pas përzgjedhjes së cilësive tashmë çiftet nuk konkurojnë individualisht.
Tani ngelet të shikojmë se çfarë do të vendosë vëllai i madh për partnerin e saj Ervinin!
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com