Këtë vit përgatituni të shihni Super Hënën e cila do të jetë më afër tokës për herë të parë pas vitit 1948.

Ky event pritet të ndodhë mes datës 14 dhe 15 nëntor  kur hëna dotë jetë 14 përqind më e madhe dhe 30 përqind më shumë e shndritshme se sa normalisht. 

Nuk duhet ta humbisni këtë shfaqje,pasi eventi tjetër do të regjistrohet  në 25 nëntor të vitit 2034 . 

Për këtë shkak, për madhësinë e saj ky fenomen është cilësuar si Super Hëna. 

Ngjarje të tilla nuk janë të zakonta, një e tillë u shënua në 16 tetor, 14 nëntor SuperHëna, dhe një event tjetër në 14 dhjetor.

Në fakt viti 2016 sipas NASA është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”.

E nëse vendosni të shihni Super Hënën sigurohuni që të jeni në një vend të errët larg dritave të qytetit.

Ndoshta nga ana astrologjike do të ketë të reja në jetën e secilit, pritet të shohim çfarë ka përgatitur universi.

Të gjithë mund ta shohim superhënën në orën 21.07, pasi hëna do të jetë shumë pranë nesh, rreth  356.511 km larg.



[gallery]19649[/gallery]