Në ditën e të dashuruarve, Italia ndalon frymën. Në javën e 25-të të kampionatit, një duel që nuk është thjesht ndeshje, por histori, krenari dhe rivalitet i pastër.
Dy gjigantët e futbollit italian, INTER dhe JUVENTUS, rikthehen për një kapitull të ri të DERBIT TË ITALISË, që do të transmetohet sonte, 20:45, ekskluzivisht në Tring Sport 1.

Zikaltërit kërkojnë dominimin dhe hyjnë në këtë përballje me ambicie të qarta për titull. Me një skuadër të balancuar mes eksperiencës dhe energjisë, lombardët synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, në një ndeshje që është deklaratë force për pjesën finale të sezonit.
Por, Zonja e Vjetër nuk dorëzohet dhe vjen në San Siro me ADN-në e fituesit. Në një sezon ku gara për titull është e ethshme, Bardhezinjtë e Torinos e shohin sfidë si mundësinë ideale për të rihapur çdo skenar në renditje.
Historikisht, përballjet mes Interit dhe Juventusit kanë prodhuar dramë, polemika, gola spektakolarë dhe emocione deri në sekondën e fundit, duke shkuar përtej 3 pikëve.

Sytë e botës sportive të gjithë drejt Italisë. “Derby d’Italia” është një spektakël global. Miliona tifozë në mbarë botën do të ndjekin këtë supersfidë që simbolizon elegancën taktike italiane, pasionin e tribunave dhe dramatikën që vetëm futbolli i nivelit të lartë mund të ofrojë.
Por, kjo fundjavë në Tring Sport është më shumë se spektakolare. Të tjera superndeshje do të luhen në Serie A, Bundesliga, La Liga, Premier League, që do të shohin protagonistë ekipe si Napoli, Roma, Bayern i Mynihut, Real Madrid e shumë të tjera.

Tashmë ju e dini, i gjithë sporti, ligat më të forta në botë janë të gjitha në Tring. Mjafton të abonoheni në pikat e shitjes ose online dhe të përfitoni nga oferta promocionale me deri në 40 % ulje në paketat 12-mujore Extra+.
Sepse Tring, gjithmonë e ndryshon lojën!











