TIRANË – Në të gjitha kishat ortodokse dhe katolike të vendit mbahet sonte shërbesa apo mesha e Pashkëve, por natyrisht që peshën më të madhe do ta mbajë, për ortodoksët, Katedralja e Ngjalljes dhe për katolikët, katedralja e Shën Palit në Tiranë ku meshat do të kryesohen nga krerët e tyre, Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Kryepeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, Rrok Mirdita.
ORTODOKSET MBLIDHEN NE KATEDRALEN E NGJALLJES
Sipas programit të Javës së Madhe dhe Pashkës, sonte në orën 23:30, në Katedralen Ngjallja të ordoksëve do të nisë shërbesa, me ceremoninë e Ngjalljes së Krishtit për të mbaruar me Liturgjinë e Joan Gojartit në orën 2:30. Nesër, po në këtë katedrale, në orën 18:00, do të mbahet “Mbrëmësorja e Dashurisë”.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos përcolli mesazhin e urimit për këtë ditë të veçantë duke bërë apel për çlirimin e zemrave nga errësira dhe dëshpërimi, dhe “ndriçimin” me vepra konkrete dashurie.
“Ngjallja e Krishtit është e mbushur përplot me dritë të shkëlqim, dhe rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. Këtë dritë ftohemi ta marrim në thellësit e qënies tonë, të ndriçohen mendja, fytyra dhe zemrat tona që shpesh erresohën nga melankolia dhe dëshpërimi. Drita e ngjalljes nuk lidhet me gjendjen ekstaze të tipit neoplatonik, hinduist apo budist, por me vepra konkrete dashurie. Krishti tha : Kështu le të ndrisë drita e juaj përpara njerzëve që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdëroje atin tuaj në qiell. Kjo dritë e ngjalljes le të na ndriçoj gjatë përiudhës pashkale dhe të na fuqizojë besimin tonë në Krishtin, të na tërheqë në respektin reciprok.
Vëllezër dhe motra, Krishti u ngjall, Gëzuar!
Festa e Pashkës shihet dhe si një mundësi për të festuar mes miqsh e të afërmish, e për këtë arsye numri i emigrantëve të cilët kthehen për të kremtuar në atdhe ka qenë ndër vite i lartë. Gjatë ditës së sotme në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës janë rreth 10 500 emigrantë të cilët kanë hyrë në atdhe. Lexoni të plotë lajmin për fluksin e emigrantëve në kufi
Ajo që ka ardhur edhe më bukur në këtë festë, është fotoja e cila tashmë ka bërë xhiron në të gjithë botën: Papa Francesku me flamurin shqiptar në qafë gjatë ceremonisë në prag të pashkëve. Shikoni këtu foton e Papa Franceskut me flamurin shqiptar
Urime erdhën edhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku thuhet: Festa e Pashkëve në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës ka statusin e festës zyrtare, dhe më këtë rast “uroj që në familjet tuaja të ketë edhe më shumë lumturi, harmoni, begati dhe mirësi”. Urimi i plotë i Kryeministrit Thaçi
“Krishti u ngjall, vërtetë u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve. Lexoni të plotë, simbolikën dhe kremtimet për festën e Pashkës
Redaksia Online
(ar.sh/gr.ma/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
ORTODOKSET MBLIDHEN NE KATEDRALEN E NGJALLJES
Sipas programit të Javës së Madhe dhe Pashkës, sonte në orën 23:30, në Katedralen Ngjallja të ordoksëve do të nisë shërbesa, me ceremoninë e Ngjalljes së Krishtit për të mbaruar me Liturgjinë e Joan Gojartit në orën 2:30. Nesër, po në këtë katedrale, në orën 18:00, do të mbahet “Mbrëmësorja e Dashurisë”.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos përcolli mesazhin e urimit për këtë ditë të veçantë duke bërë apel për çlirimin e zemrave nga errësira dhe dëshpërimi, dhe “ndriçimin” me vepra konkrete dashurie.“Ngjallja e Krishtit është e mbushur përplot me dritë të shkëlqim, dhe rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. Këtë dritë ftohemi ta marrim në thellësit e qënies tonë, të ndriçohen mendja, fytyra dhe zemrat tona që shpesh erresohën nga melankolia dhe dëshpërimi. Drita e ngjalljes nuk lidhet me gjendjen ekstaze të tipit neoplatonik, hinduist apo budist, por me vepra konkrete dashurie. Krishti tha : Kështu le të ndrisë drita e juaj përpara njerzëve që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdëroje atin tuaj në qiell. Kjo dritë e ngjalljes le të na ndriçoj gjatë përiudhës pashkale dhe të na fuqizojë besimin tonë në Krishtin, të na tërheqë në respektin reciprok.
Vëllezër dhe motra, Krishti u ngjall, Gëzuar!
Festa e Pashkës shihet dhe si një mundësi për të festuar mes miqsh e të afërmish, e për këtë arsye numri i emigrantëve të cilët kthehen për të kremtuar në atdhe ka qenë ndër vite i lartë. Gjatë ditës së sotme në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës janë rreth 10 500 emigrantë të cilët kanë hyrë në atdhe. Lexoni të plotë lajmin për fluksin e emigrantëve në kufi
Ajo që ka ardhur edhe më bukur në këtë festë, është fotoja e cila tashmë ka bërë xhiron në të gjithë botën: Papa Francesku me flamurin shqiptar në qafë gjatë ceremonisë në prag të pashkëve. Shikoni këtu foton e Papa Franceskut me flamurin shqiptar
Urime erdhën edhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku thuhet: Festa e Pashkëve në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës ka statusin e festës zyrtare, dhe më këtë rast “uroj që në familjet tuaja të ketë edhe më shumë lumturi, harmoni, begati dhe mirësi”. Urimi i plotë i Kryeministrit Thaçi
“Krishti u ngjall, vërtetë u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve. Lexoni të plotë, simbolikën dhe kremtimet për festën e Pashkës
Redaksia Online
(ar.sh/gr.ma/Shqiptarja.com)

Papa Francesku I me flamurin shqiptar në qafë







