Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta që po mbahet në Tiranë është e drejtë, ndërsa renditen dhe disa kërkesa të tyre.
“Ne marrim urbanin shtypemi e ngjeshemi cdo ditë. Dy vetave ju ka rënë të fikët. Duhet ta heqim Edi Ramën, jetesa është shumë e shtrenjte”, thanë studentet.
Auditoret nuk u bojktuan as në Shkodër, ndërsa studentët shprehin solidaritet me bashkëmoshatarët që po protestojnë tek Ministria e Arsimit. Ata dënuan dhe dhunën e ushtruar një ditë më parë nga policia.
“Policia nuk duhet kurrë të ushtrojë aq shumë dhunë. Policia është për të na mbrojtur ne. Është bë makabaër kështu që unë do i bashkohem protestës në Tiranë”, thanë studentet.
Studentët e Universitetit të Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve të tyre në kryeqytet.
“Protestat duhen bërë, paqësore ose jo, sepse ka shumë arsye për të protestuar. Në fakultete s’ka kushte, kabinete, laboratore. Gjërat janë të shtrenjta ne jeten e perditshme. Edhe tarifat. Unë nuk e mbështes Qeverinë, ndaj po jam pro protestuesve”, thanë studentët.
Studentët e Korçës nuk i janë përgjigjur thirrjes në rrjetet sociale për bojkotimin e procesit akademik. Që prej orëve të para të mëngjesit, mësimi ka vijuar normalisht. Megjithatë, disa prej studentëve të pyetur nga Report tv shprehen se mbështesin protesten ne Tirane. Disa studentë kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë mundësinë e organizimit me bashkëmoshatarët për të nisur një bojkot të plotë të mësimit.
“Ne këtu nuk jemi organizuar por mund të shkojmë individualisht në Tiranë. Arsyeja që protestoj unë është për vendet e punës. Pasi mbaron fakultetin nuk futesh dot pa mik në punë”, tha një studente.
Studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë bojkotuar mësimin. Siç shihet edhe nga pamjet, auditoret janë bosh. Sakaq në fakultetet e tjera procesi akademik ka vijuar normalisht.
Në Universitetin e Gjirokastrës procesi mësimor ka vijuar normalisht, ndërsa një pjesë e studentëve janë nisur indvidualisht drejt kryeqytetit per te marre pjese ne protestë.
Përgatitën kronikën, gazetarët: Artur Korriku, Ergys Kavaja, Armand Xhelili, Armand Braho, Ronaldo Gjoshi, Piro Nase
-
Ejani e shikoni studentet ne Milano kur marin trenin tramin apo matrone se a shtypen apo jo injorante
Përgjigju











Komente
Komento