Për herë të parë Shqipëria do luajë sonte në orën 20:45 një miqësore në Parma të Italisë kundër Kilit, një përfaqësuese amerikano-latine e mësuar të luajë në kompeticione të mëdha dhe që ka në përbërje emra të njohur të futbollit. Për kuqezinjtë ky është një test i rëndësishëm para Euro 2024, ndërsa Sylvinho ka 4 mungesa si portieri Berisha, mbrojtësit Ismajli e Ajeti si dhe sulmuesi Myrto Uzuni.
Në krahasim me kualifikueset e Europianit trajneri Sylvinho pritet të bëjë sonte disa ndryshime të detyruara në 11-she. Strakosha në portë, Mihaj krah Gjimshitit në mbrojtje dhe dyshimi i vetëm në sulm. Cikalleshi ka më shumë kuota, por në disa seanca Sylvinho ka provuar Armando Brojën titullarë dhe nuk do ishte befasi nëse kundër Kilit zbret në fushë nga minuta e 1.
"Nuk e kemi mendjen te Euro 24, ne po flasim për dy ndeshjet e radhës. Për ne nuk ka miqësore. Kili vjen me emra të rëndësishëm, mos harrojmë se kanë luajtur nëntë herë në Botëror, kanë fituar dy Kupa të Amerikës Latine. Janë mësuar të luajnë me ekipet më të mëdha në botë. Ndeshen me Italinë, Brazilin apo Argjentinën. Për mua si amerikano-latin është një ndjesi e bukur,"-u shpreh Sylvinho, trajner i Kombëtares.
" Do jetë një gjë shumë e bukur të shohësh shumë shqiptarë që do na përkrahin, edhe nga vende të tjera, me tifozllik të jashtëzakonshëm që krijojnë,”-tha Berat Gjimshit, kapiten i Shqipërisë.
Edhe pse Kili është cilësuar si favorit për këtë miqësore, arma plus e Shqipërisë do jenë tifozët. Deri të premten në mëngjes janë shitur mbi 13 mijë bileta për ndeshjen ku shumica dërrmuese kanë qenë shqiptarë. Megjithatë pritet që ky numër të rritet shumë në orët para ndeshjes, ndërsa stadium ‘Ennio Tardini’ ka një kapacitet prej 22.350 vendesh.
Ne.k.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'
6 Dhjetor, 16:35
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor, 19:28