Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik "Maria Kraja"  shpalli çmimet mbrëmjen e së shtunës për këngëtarët më të mirë. Çmimet u dhanë pas prezantimit të 15 konkurrentëve që përfaqësuan Francën, Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Shqipërinë, Slloveninë e më gjerë në natën e dytë të festivalit.

Këngëtarët konkurruan me një repertor të përzgjedhur dhe performuan përpara një jurie ndërkombëtare nën drejtimin e orkestrës së Teatrit kombëtar të operës të drejtuar nga dirigjenti Leonardo Quadrini. 
 
Juria kryesohej nga Eva Kleinitz, drejtore e “Opera Stuttgart” dhe Presidente e institucionin të “Opera Europa” për Gjermaninë.
 
Çmimin e parë të festivalit ndërkombëtar ‘Marie Kraja’ e ka fituar sopranoja Ilona Mataradze nga Gjeorgjia.

[gallery]19513[/gallery]