TIRANË, 17 Shtator / ATSH / - "Takimet Muzikore të dy Botëve", Festivali Ndërkombëtar, i cili sot çel siparin e edicionit të IX në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, sjell në mbrëmje surprizën e parë për publikun e tij të veçantë.
Sopranoja e mirënjohur Miriam Tola dhe baritoni shqiptar me famë ndërkombetare, Sokolin Asllani, dy zëra të vecantë, dy artistë të suksesshem të skenave botërore, në natën e pare të festivalit dhe me titullin e koncertit "Melodi për Soprano dhe Bariton", të shoqëruar nga pianisti i mirënjohur i Mozarteumit të Salzburgut, Alessandro Misciasci, do të performojnë në orën 19:00 deri 20:30 arie dhe pjesë të ndryshme të shkëputura dhe të përzgjedhura nga veprat më të mira të kompozitorëve të mirënjohur si, Verdi, Mozart, Tchaikovsky, Giordano etj.
Po kush janë artistët e mirënjohur:
Sopranoja Mirjam Tola
Sopranoja Mirjam Tola, e diplomuar në vitin 1994 në kanto lirike nga Akademia e Arteve të Bukura të Tiranës, përformoi së pari në "Bastiano e Bastiana" e W.A. Mozart. Në vitin 1995, ajo shfaqet në skenën shqiptare në rolin e Mimi-t në operën La Bohéme të G. Puccini. Pas tre vitesh, shpallet gjysëmfinaliste e konkursit "Voci Verdine" e Bussetto-s. Në vitin 2000 klasifikohet në vendet e para të konkursit "Puccini" në Linkoln Center, New York. Gjatë viteve 1998-2001, Miriami vazhdon studimet në kanto lirike në Mozarteum të Salzburgut duke marrë pjesë gjithashtu në produksione të ndryshme të teatrit të qytetit në fjalë. Ne Vitin 2001 vlerësohet me Çmimin Special të Jurisë si pjesëmarrëse në konkursin ndërkombëtar "L.Zachary" (Kaliforni). Si talent i ri, asaj i jepet cmimi "Eberhard Waechter" në po të njëjtin vit, nga Staatsopera (Vienë). Po ashtu, interpreton rolin e "Priftëreshës" në veprën Aida të G.Verdi në Grande Festspielhause të Salzburgut. Performon Adalgisa-n në veprën "Norma" të V.Bellini-t gjatë viteve 2002-2003 në Festspielhause, Staatsopera të Berlinit e në Operën e Lubjanës (SLO). Në dy vitet në vazhdim interpreton role të ndryshme si, Tosca, Maddalena (Andrea Chenier), Musetta (La Bohéme), Fata Morgana (L'amour des tius Oranges) e Zaida (Turco in Italia) me Operën Nacionale të Ljubianës (SLO). Në vitin 2007 performon në rolin e Sour Angelica në Fondazione Teatro Lirico "Giuseppe Verdi" të Triestes. Një vit më pas, në operën Tosca në Hamburg Staatsoper. Gjithashtu, në po atë vit performon në Die sieben Tondsunden të Kurt Weill (Anna). 2010-ta e sjell në rolin e Konteshës në "Dasma e Figaros" në Hamburg Staatsoper dhe po ashtu, në rolin e Desdemonës (Otello) në Teatro Lirico "Giuseppe Verdi" të Triestes. Ka punuar me Anton Guadagno, Massimo Zanetti, Heiko Mathias Forster, Loris Voltolini, Dieter Rosberg, Renzo Giacchieri, Lutz Hochstraate, Will Humburg, Peter Schneider, Nello Santi ,Simone Jung, etj.
Baritoni Sokolin Asllanaj
Baritoni Sokolin Asllanaj fillimisht studioi për muzikë në gjimnazin "Preng Jakova" të Shkodrës dhe ndoqi studimet e larta për pianist në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë. Ai u angazhua me rolin kryesor në operën "Don Giovanni" dhe në rolin e Don Alfonso në operën "Cosi fan tutti", në Teatrin e Operas dhe të Baletit, Tiranë. Sokolini performoi nëpër Gjermani (2001) si Orfeo në "Gluck's Orfeo e Euridice". Në vitin 2002 ai këndoi në një produksion të Operës Kombëtare të Vienës, "Das Traumfresserchen", opera për fëmijë nga Wilfried Hiller; në 2003 "Krusina" në "The Bartered Bride" në Stadttheater Baden bei Wien dhe në 2004 "Jupiteri" në "Die Liebe des Apollo und der Daphne" nga Cavalli në Operën e Vienës te Muzikës së Dhomës. Duke qenë një këngëtar permanent në Wiener Konzerthaus dhe në Wiener Musikverein, ai është përqëndruar më së shumti në veprat e Mozart-it, të cilat, në rolin e "Kontit Almaviva" në "Dasmën e Figaros". I dhanë mundësinë të përformojë nëpër Japoni (shtator 2006). Në sezonin e 2006-2007 ai erdhi si Belcore në një produksion të ri të Donizetti-t "L'Elisir d'Amore" në Stadttheater Klagenfurt, ku ai tashmë kishte performuar me sukses në role të ndryshme gjatë viteve 2003-2006 (si Dr.Malatesta në "Don Pasquale", Schaunard në "La Bohème", Ping në "Turandot" dhe Escamillo në "Carmen") duke u veresuar me entuziazem nga kritikët austriakë. Gjatë sezonit të 2007-2008 ai këndoi, vec të tjera roleve, Ping-un në "Turandot" në Operën e Zyrihut në krah të Josè Cura dhe Paoletta Marrocu. Ndërsa sezoni tjetër, 2008-2009 e sjellë në skenë me rolin e Marquis de Posa në versionin francez te Don Carlos në Operën e Hamburgut, i ndjekur nga roli i Marcello-s në "La Bohème në Stadttheater Basle. Sezoni 2010-2011 dhe 2012-2013 po e drejtojne nga Festivali Vienez në Theater an der Wien. Ai mahniti publikun e Amerikës së Veriut në 2006 kur dha koncerte në Montreal, në Avery Fisher hall në New York, në Kimmel Center në Philadelphia, në Roy Thomson Hall në Toronto i shoqëruar nga orkestrea simfonike e Bostonit.
/k.m/ /a.ke/