Sopranoja Ramona Tullumani rrëfen
jetën artistike në shkollën ku studioi

Sopranoja Ramona Tullumani rrëfen<br />jetën artistike në shkollën ku studioi
Muzika lirike shqiptare ka njohur dhe njeh emra, fama e të cilëve i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një prej tyre është dhe sopranoja Ramona Tullumani.
 
Me kamerën tonë e gjetëm Ramonën në Universitetin e Arteve ku ka studiuar. Kujtuam pedagogen Suzana Frasheri, klasën e saj dhe momentet e veçanta gjatë studimit.
 
Për një këngëtar lirik,repertori dhe studimi kanë një rëndësi të madhe. E pikërisht këto janë pikat e forta që më pas e çuan dhe në skenat e huaja, ku suksesi ka qenë gjithmonë me të.
 
Përgatitja e saj ka vazhduar më tej në klasat master të Kabaiwanskes në Bullgari dhe Çatia Ricciarellit në Itali. Aty u përmirësua teknika e saj vokale, u përmirësua stili dhe interpretimi.
 
Falë sigurisë se fituar Ramona mund të përballojë repertorin me dinjitoz klasik në çdo skenë.
 
Tashmë soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ka realizuar një serë rolesh të rëndësishme në skenë,ku vazhdon ta konfirmojë veten dhe lartësinë e saj.
 
Ky angazhim nuk e pengon që të realizojë role dhe në teatro të njohur në Evrope ku publiku dhe kritika janë në nivele të latuara për breza të tërë.
 
Suksesin ajo ia dedikon familjes së saj, e cila është investuar për vite me radhë që Ramona të vazhdojë të ngjitet drejt suksesit.
 
Prejardhja nga familja e të madhit Ramiz Kovaçi, është një stimul më tepër që tradita të vazhdojë. Kritiku më i madh për të është babai, Edmond Tullumani, pa mendimin e të cilit ajo nuk bën dot.
 
Familja është e rëndësishme në çdo moment, me një vështrim, një miratim apo një kritikë. Ariet e Violetes, Xhildes, Moustte etj, nuk do të ishin realizuar aq bukur sikur Ramona të kishte qenë vetëm. Për këtë ajo është e sigurt.

Në fund gjithçka mbyllet me një surprizë në ish-klasën e saj. Takimi me ish-pedagogen e saj, Suzana Frasheri ishte qershia mbi tortë. Pranë pianos në largohemi duke i lënë të dyja bashkë,tashmë me një tjetër marrëdhënie, si kolege.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione