Sopranoja shqiptare Artemisa
Repa triumfon në Rio de Zhanejro

Sopranoja shqiptare Artemisa <br />Repa triumfon në Rio de Zhanejro
Një arritje të madhe personale ka shënuar sopranoja shqiptare Artemisa Repa, e cila ka interpretuar rolin e Xhildës në operën Rigoleto, një nga operat më të bukura të Verdit. Opera është shfaqur në datat 8, 11 dhe 14 korrik, me rastin e festimeve të 103 vjetorit të Teatrit Bashkiak të Rio de Zhanejros.

Sopranoja jonë e re ka marrë duartrokitje të përsëritura në hapje të skenës dhe është shoqëruar me ovacione të zgjatura në fund të të trija netëve të shfaqjes. Atemisa Repa ka bërë pjesë në kastin e aktorëve të parë të premierës, së bashku me baritonin e shkëlqyer italian Roberto Frontali (pjesëmarrës në teatrot më të rëndësishme të operave, që nga Covent Garden, në Met, në La Scala, në Opéra Bastille) dhe ka kënduar me tenorin e shkëlqyer brazilian me origjinë italiane, Fernando Portari, dhe ai i pranishëm shpesh në operat e Italisë dhe në ato të Europës.

Shtypi vendas (ndërmjet të cilëve dhe e përditshmja më e rëndësishme kariokase, “O Globo”, e prezanton Artemisa Repën me një kritikë shumë lavdëruese. Kritika është bërë prej njërit nga muzikologët më të mëdhenj brazilianë). Gazeta ka vënë vazhdimisht në dukje cilësitë e shkëlqyera teknike dhe vokale dhe kapacitetin skenik të sopranos shkodrane, e cila aktualisht është aktive në skenat e Italisë dhe të Brazilit. Gazeta ka shkruar madje që Artemisa Repa “i ka magjepsur të gjithë me zërin e saj me intonacionin perfekt dhe bukurinë e rrallë”.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete