Sopranot shqiptare/Elbenita Kajtazi e Marigona Qerkezi drejt finales së “Operalia 2018”

Sopranot shqiptare/Elbenita Kajtazi e Marigona Qerkezi drejt finales së “Operalia 2018”

Dy sopranot shqiptare

Dy sopranot shqiptare u përzgjodhën si gjysmëfinaliste në “Operalia” 2018 në konkursin botëror që mbahet në Lisbonë.  Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili thekson se eventi i themeluar në 1993 nga Placido Domingo synon të promovojë dhe ndihmojë talentet e reja në botën e operës.

Para disa ditësh ka filluar gara prestigjioze e muzikës klasike “Operalia” 2018. Këtë vit gara është duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar të Sao Carlos, në Lisbonë. Kjo është hera e parë që kjo garë po mbahet në Portugali. Sivjet pjesë e kësaj gare për çmimin e madh “Operalia” 2018 janë edhe sopranot kosovare Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi. Ato kanë kaluar edhe një fazë tjetër në garën operistike. Të martën, në një natë tjetër gjysmëfinale, dy shqiptaret kanë kaluar në fazën tjetër të garës së artistëve të rinj të botës së operës. Ato tanimë janë semifinaliste të garës dhe paraqitjen tjetër do ta kenë më datën 30 gusht dhe garojnë me gjithsej 22 artistë të tjerë në këtë garë të gjysmëfinales në fushën e operës.

“Operalia” është themeluar në vitin 1993 nga i madhi Placido Domingo për të promovuar dhe për të ndihmuar talentet e reja në botën e operës. Konkursi është i hapur për këngëtarët mes moshës 18 dhe 32 vjeç, të cilët performojnë në një nivel shumë të kualifikuar. Pjesëmarrësit në konkurs përzgjidhen me audicion përmes një regjistrimi të dërguar në “Operalia”. Një panel prej tre gjyqtarësh i dëgjon dhe i vlerëson kasetat e provimit. Vetëm 40 paraqitjet më të mira janë të ftuara për të marrë pjesë në garë. Zakonisht organizata merr 800 deri në 1.000 paraqitje çdo vit, duke e bërë vetëm hyrjen në konkurrencë të konsiderohet si një nder.

Në vitin 1993 këtë çmim e pati marrë Inva Mula, ndërsa në vitin 2016 njëri nga fituesit ishte tenori Ramë Lahaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë