'Fermerët shqiptarë do eksportojnë në BE pa doganë deri në 2025', Soreca: Falë IPARD, produktet e tyre të disponueshme në tregjet evropiane

'Fermerët shqiptarë do eksportojnë në BE pa doganë deri në 2025', Soreca: Falë IPARD, produktet e tyre të disponueshme në tregjet evropiane

Luigi Soreca

Bashkimi Evropian do të lejojë fermerët shqiptarë të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025.

Ambasadori i BE Luigi Soreca përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se falë mbështetjes së BE për fermerët shqiptarë përmes Programit IPARD, produktet e tyre "Made in Albania" janë të disponueshëm në tregjet evropiane.

“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre tashmë janë duke eksportuar produkte sipas standardeve të Bashkimit Evropian, falë edhe #IPARD. Të lumtur të shohim produktet e tyre "Made in Albania" të disponueshëm në tregjet evropiane! Be është këtu për t'ju mbështetur”, shkruan Soreca.

Në faqen e BE shkruhet se në këto kohë të vështira, fermerët do të jenë në gjendje të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025. Kjo shihet si një mundësi më shumë për të eksportuar prodhimet e tyre në shtetet anëtare të BE-së

"BE vazhdon të mbështesë konkretisht fermerët shqiptarë. Në këto kohë të vështira, ata do të jenë në gjendje të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025. Kjo masë do të sigurojë mbështetje të vlefshme për ekonominë", thuhet në faqen e BE.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n