Soreca i dorëzon raport-progresin Rudina Hajdarit: Rekomandim pa kushte, tejkaloni ndasitë politike (VIDEO)

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i dorëzoi komisionit parlamentar të Integrimit, raport progresin e Komisionit Evropian që rekomandoi hapjen e negociatave.

"Është kënaqësi që kam mundësi të takohem me komisionin e integrimin evropian. Jam i lumtur që komisioni do të ketë mundësi të shqyrtojë elementët e raportit. Raporti është për të nxjerrë masat dhe për tu zbatuar më pas elementët e nevojshëm për përmbushjen e tij.

Jam i lumtur që japim këtë rekomandim pozitiv për Shqipërinë, i cili është pa kushte, topi është në fushën e këshillit që duhet të marrë një vendim lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Të gjitha palët duhet të tejkalojnë ndasitë dhe të jenë në një drejtim të përbashkët sa i takon integrimit", tha Soreca, teksa i dorëzoi raportin kryetares së komisionit, Rudina Hajdarit.

Ralf Gjoni: Më lejoni t'ju ftoj të jeni më të angazhuar me kuvendin e Shqipërisë, veçanërisht me deputetët e rinj, sidomos sa i përket angazhimit tonë në favor të ndryshimit të reformës zgjedhore.

Soreca: Llogaridhënia është element i rëndësishëm për demokracinë. Komisioni i Integrimit është vendi ku ne ndjejmë që jemi pjesë, ne jemi BE, dhe vendin duket se e kemi tek ju, tek ky komision. Sa i takon asistencës tonë, më lejoni të them se nëse do doni të ketë pjesëmarrje dhe ndihmë nga ekspertë sa i takon raportit mos hezitoni të na kontaktoni.

Sa i takon reformës zgjedhore, ne kemi ekspertë në dispozicion dhe jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë.

Një tjetër reformë e rëndësishme, ajo në drejtësi. Roli i parlamentit në këtë reformë është i domosdoshëm.


Lajmi kryesor:

Soreca dorëzon raportin në Kuvend: Ju ndihmojmë me ekspertët e BE për reformën zgjedhore! Tejkaloni ndasitë politike


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?