Soreca dorëzon raportin në Kuvend: Ju ndihmojmë me ekspertët e BE për reformën zgjedhore! Tejkaloni ndasitë politike

Një ditë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen pa kushte të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, dorëzoi në komisionin parlamentar të integrimit evropian, raport progresin. Soreca i dorëzoi këtë dokument kryetares së Komisionit, deputetes Rudina Hajdari. Ambasadorit të BE-së, kryetarja e grupit demokrat ju zotua se do të punonte bashkë me mazhorancës për të bindur vendet skeptike për negociatat.

Në një prezantim të shkurtër të raportit, Soreca u shpreh se ekspertët e BE-së do të ndihmojnë deputetët në dy procese të rëndësishme, si për të zbërthyer një më një të gjitha detyrat që duhet përmbushur nga ky raport, ashtu edhe për reformën zgjedhore. Kjo ekspertizë u ofrua nga ambasadori Soreca pasi deputeti i opozitës, Ralf Gjoni, kërkoi më shumë angazhim të delegacionit në Kuvendin e Shqipërisë, veçanërisht me deputetët e rinj të opozitës, sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri, me lista të hapura.  

"Të gjitha palët duhet të tejkalojnë ndasitë dhe të jenë në një drejtim të përbashkët sa i takon integrimit", theksoi Soreca

Komisioni Europian rekomandoi dje pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u shpreh se 'Shqipëria është gati, negociatat të çelen sa më shpejtë! Rekomandimi ynë bazohet në çështje teknike, jo në kriza politike”. Ndërsa eurokomisioneri Johannes Hahn tha se 'Reformat duhen shpërblyer nga BE'. Kreu i Partive Popullore Evropiane, Eduard  Kukan shigjetoi opozitën duke thënë se duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Soreca i dorëzon Bashës raportin me rakomandimin pozitiv për Shqipërinë

1559214397_sorecatebasha.jpg

Një ditë pas prezantimit të progres-raportit të Komisionit Europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë, ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka dorëzuar raportin edhe liderit demokrat Lulzim Basha.

Më herët Soreca  dorëzoi raportin e Komisionit Europian në komisionin e Integrimit.

Soreca i bëri apel opozitës dhe mazhorancës të lënë ndasitë pasi sipas tij të gjitha palët duhet të jenë në të njëjtin drejtim.

Ora 11:45
Soreca i dorëzon raport-progresin Rudina Hajdarit: Rekomandim pa kushte, tejkaloni ndasitë politike (VIDEO)

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i dorëzoi komisionit parlamentar të Integrimit, raport progresin e Komisionit Evropian që rekomandoi hapjen e negociatave.

"Është kënaqësi që kam mundësi të takohem me komisionin e integrimin evropian. Jam i lumtur që komisioni do të ketë mundësi të shqyrtojë elementët e raportit. Raporti është për të nxjerrë masat dhe për tu zbatuar më pas elementët e nevojshëm për përmbushjen e tij.

Jam i lumtur që japim këtë rekomandim pozitiv për Shqipërinë, i cili është pa kushte, topi është në fushën e këshillit që duhet të marrë një vendim lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Të gjitha palët duhet të tejkalojnë ndasitë dhe të jenë në një drejtim të përbashkët sa i takon integrimit", tha Soreca, teksa i dorëzoi raportin kryetares së komisionit, Rudina Hajdarit.

Ralf Gjoni: Më lejoni t'ju ftoj të jeni më të angazhuar me kuvendin e Shqipërisë, veçanërisht me deputetët e rinj, sidomos sa i përket angazhimit tonë në favor të ndryshimit të reformës zgjedhore.

Soreca: Llogaridhënia është element i rëndësishëm për demokracinë. Komisioni i Integrimit është vendi ku ne ndjejmë që jemi pjesë, ne jemi BE, dhe vendin duket se e kemi tek ju, tek ky komision. Sa i takon asistencës tonë, më lejoni të them se nëse do doni të ketë pjesëmarrje dhe ndihmë nga ekspertë sa i takon raportit mos hezitoni të na kontaktoni.

Sa i takon reformës zgjedhore, ne kemi ekspertë në dispozicion dhe jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë.

Një tjetër reformë e rëndësishme, ajo në drejtësi. Roli i parlamentit në këtë reformë është i domosdoshëm.

Ora 11:30
Soreca i dorëzon progres raportin kryetarit të Kuvendit (VIDEO)

Ambasadori i BE-së zLuigi Soreca i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Raportin e KE me rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pa kushte, nw njw takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.   

“Kam kënaqësinë që tju dorëzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin Europian që të çelen negociatat tani dhe pa kushtëzime apo pa kushte. Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësoh en të gjitha këto arritje. Rëeforma në drejtësi dhe rezultatet e saj janë arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë.”, u shpreh Ambasadori Soreca. 

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke marrë në dorë Raportin e Progresit, falenderoi Ambasadorin Soreca që erdhi në Kuvendin e Shqipërisë me këtë lajm të gëzuar për të gjithë shqiptarët dhe nënvizoi se “Rekomandimi që bën Komisioni Evropian është i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike që ata kanë, pasi është një gjë shumë pozitive që në Shqipëri nuk ka euroskeptikë. Në këtë rast, sigurisht që ky raport vjen menjëherë pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, rezultati i të cilit është shumë i mirëpritur nga ne, pasi fituan forcat progresiste pro-evropiane. Urojmë dhe shpresojmë shumë që kësaj radhe Këshilli Europian të marr një vendimmarrje. ashtu siç e ka rekomanduar Komisioni Europian”. 

Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi se reformat integruese janë ndërmarrë nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë, jo thjesht se janë rekomanduar nga Komisioni e Këshilli  Europian, por sepse u shërbejnë qytetarëve. Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma jonë. Paketa ligjore e reformës ka përfunduar. Ngritja dhe plotësimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit është drejt përfundimit dhe pritet te realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të pengohet nga asnjë forcë apo rrethanë.Vetingu vazhdon normalisht dhe Kuvendi e Qeveria kanë krijuar të gjitha kushtet që ky proces të jetë i painfluencueshëm nga asnjë faktor politik. Lufta kundër Korrupsionit është një prioritet i Parlamentit dhe Qeverisë.

Beteja kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve vazhdon. Kuvendi dhe Qeveria po përpiqen të kompensojnë kohën e humbur për realizimin e reformës zgjedhore. 
Kuvendi ka përmirësuar dukshëm funksionimin e strukturave per procesin e integrimit europian siç janë: Komisioni i Integrimit Europian, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, të cilët dëshiroj ti falenderoj për përpjekjet e mëdha që kanë bërë dhe të cilat u vlerësuan edhe nga Komisioni Europian.  
Roli legjislativ i Kuvendit dhe sigurimi i përputhshmërisë së ligjeve me standardet e BE-së janë forcuar dukshëm, duke garantuar një përafrim më efektiv dhe cilësi më të mirë të legjislacionit të përafruar.

Edhe roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit europian është forcuar më tej. Komisioni për Integrimin Europian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian kanë luajtur një rol kyç për monitorimin e reformave të kërkuara dhe plotësimin e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit europian. 

Në përfundim të takimit, Ruçi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrptojë këtë raport në të gjitha hollësitë dhe do të marrë të gjitha masat që reformat integruese në Shqipëri të vazhdojnë pa u ndalur.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat