Soreca për nismën kundër qeseve plastike: E sjell Shqipërinë më afër standarteve europiane

Soreca për nismën kundër qeseve plastike: E sjell Shqipërinë më afër standarteve europiane

Blendi Klosi dhe Luigi Soreca

BE i bashkohet fushatës së ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për qeset plastike. Fushata e mjedisit u prezantua sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ministri Klosi dhe ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë.

Ambasadori Soreca theksoi në fjalën e tij se plastika është bërë një nga sfidat më të mëdha shëndetësore dhe mjedisore në kohët tona që kërkon shumë veprime nga autoritetet por më shumë akoma veprim nga njerëzit.

“BE ka përshtatur rregulla të reja për të nxjerrë jashtë përdorimit objektet plastike njëpërdorimshme nga viti 2021  dhe shqiptarët duhet të përfitojnë nga i njëjti nivel i mbrojtjes së mjedisit. BE është duke punuar me shtetet anëtare që përmirësojnë jetën e përditshme për shqiptarët sepse ata e meritojnë dhe sepse kjo e sjell Shqipërinë më afër standarteve europiane”.

Ministri Klosi theksoi në fjalën e tij se nisma për ta bërë Shqipërinë të parin vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë.  “Besoj që fushata e cila do të jetë e dakordësuar me partnerët tanë ndërkombëtarë për reduktimin përfundimtar të përdorimit të qeseve plastike dhe për ta shndërruar Shqipërinë në të parin vend europian pa qese plastike nga 1 qershori 2020, nga dita ndërkombëtare e fëmijëve, të jetë një aksion i cili na sjell ne Shqipërinë e vogël, me probleme të mëdha mjedisore, me probleme të mëdha të menaxhimit të mbetjeve urbane në hartën e vendeve lider në veprimet të vërteta, konkrete për të reduktuar përdorimin e plastikës në vendin tonë”, tha Klosi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CARRANIKU: 07/11/2019 16:41

    Kush me siguron mua qe po u eleminuan QESET PLASTIKE politikanet tane nuk do te vjedhin ma as PS dhe as PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro