Soreca takohet me kreun e Gjykatës së Lartë, Sadushi: Besimplotë për të arritur rezultatet e pritshme, ardhja e gjyqtarëve të rinj  e domosdoshme

Soreca takohet me kreun e Gjykatës së Lartë, Sadushi: Besimplotë për të arritur rezultatet e pritshme, ardhja e gjyqtarëve të rinj  e domosdoshme

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte të mërkurën në Gjykatën e Lartë për të zhvilluar një takim pune me Zëvendëskryetarin e kësaj gjykate  Sokol Sadushi.

Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetin e deritanishëm të gjykatës, sfidat më të cilat ajo përballet vazhdimisht, si edhe punën e kryer nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, në drejtim të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura, zbatimit të kërkesave kushtetuese e ndryshimeve të fundit procedurale ligjore për përmirësimin e situatës në këtë institucion, me qëllim krijimin e një klime besimi tek qytetarët.

Në këtë kuadër Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, falenderoi ambasadorin e BE për ndihmën e pakursyer në drejtim të masave të marra për ndryshimet ligjore, të cilat kanë ndikuar që tani në procesin e shqyrtimit efektiv të dosjeve gjyqësore.

Sadushi u shpreh se tashmë Gjykata e Lartë, pas një viti, është më e vetëdijshme në atë se çfarë i nevojitet asaj, dhe të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate janë sot më besimplotë për të arritur rezultatet e pritshme. Sigurisht ardhja e gjyqtarëve të rinj, për të plotësuar më tej trupën gjyqësore është e domosdoshme për të rritur eficencën e Gjykatës së Lartë e cila paralelisht do të bëjë të mundur edhe përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë arsye, kjo gjykatë shpalli pak kohë më parë edhe nisjen e procedurave për tre vendet vakantë në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur vijimin e këtij procesi të rëndësishëm pa vonesa dhe në kohë.

Nga ana e tij Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, vlerësoi maksimalisht punën e kryer deri tani nga Gjykata e Lartë duke e quajtur atë një hap madhështor që ka hedhur kjo gjykatë dhe anëtarët e saj. Sipas Soreca, puna e bërë nga Gjykata me çështjet e prapambetura është parë me vlerësim nga komuniteti ndërkombëtar.

Duke përmenduar ndryshimet e fundit procedurale ligjore, ambasadori Soreca vlerësoi faktin së ato janë një ndihmë konkrete për mbarëvajtjen e procesit të shqyrtimit të çështjeve në gjykatë, e cila në këtë mënyrë bëhet edhe më eficente në punën e saj. Funksionimi normal i Gjykatës së Lartë, me ardhjen edhe të anëtarëve të saj të rinj, sjell padyshim edhe plotësimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.  

Soreca e siguroi Sadushin se mbështetja e Delegacionit të Bashkimit Evropian do të vijojë të jetë e pranishme dhe e shpeshtë në të ardhmen, pasi BE ka një plan dhe program të qartë e të dedikuar për  institucionet e pavarura të drejtësisë.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë