Soreca takon kreu e KED-së: Të vazhdohet me emërimin e gjyqtarëve të mbetur, për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur
Ambasadori Luigi Soreca dhe kreu i KED Ervin Pupe
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte të mërkurën në Gjykatën e Lartë për të zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe. Soreca shkruan në një postim në facebook se takimi vjen në kuadër të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë. Ambasadori ka shprehur gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e KED më asistencë teknike sikurse është ofruar deri tani, duke kërkuar nga ky këshill të vijojë më të njëjtin përkushtim në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Ambasadori Soreca theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve kyç, për të bërë të mundur emërimin e tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke inkurajuar vijimësinë e suksesit të KED në këtë proces.
“Kënaqësi të takoja përsëri Kryetarin e KED-së Z. Ervin Pupe gjatë turit tim të takimeve me kryetarë të institucioneve të #drejtësisë. Me rëndësi të vazhdohet me emërimin nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet pavarësia e saj e plotë,” shkruhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Kreu i KED-së njohu ambasadorin Soreca me veprimtarinë e deritanishme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke vendosur thelbin në qëllimin kryesor të këtij këshilli, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, për vitin 2021. Bashkëpunimi i ngushtë, harmonik dhe puna paralele mes tre institucioneve kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të sjellë funskionimin me përbërje të plotë të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur Pupe duke garantuar vijimësinë e traditës së krijuar tashmë nga KED për të arritur këtë qëllim, më përkushtim.
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.2%
-
Jo
73%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1491
Lajme të tjera
-
Rekord, 5.2 mln pasagjerë në aeroportin e Rinasit në 9 muaj
25 Shtator, 13:01
-
Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet me gjobë 40 mijë lekë shoferi i 'Porsche' në Tiranë
25 Shtator, 11:08
-
Me maska e kapele, 3 adoleshentë në Tiranë thyejnë xhamin e një biznesi dhe e grabisin! Në pranga 2 prej tyre! Qarkullonin me armë (VIDEO)
25 Shtator, 10:06
-
Premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, Veliaj: Tirana gumëzhin nga turistët dhe aktivitetet e kulturës
24 Shtator, 19:18
-
Report Tv sjell rastin e vogëlushes me sëmundje të rëndë! E ëma: Ishim në Itali, u kthyem se s’kishim lekë ta kuronim atje, na ndihmoni
24 Shtator, 17:27
-
Tiranë/ Polici i Vlorës nuk i bindet urdhrit për kontroll, dhunon bashkë me dy miqtë efektivin e Shqiponjave! AMP nis hetimet
24 Shtator, 14:43
-
Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët
24 Shtator, 14:32
-
Mbyll siparin Edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, Veliaj: Traditë e Tiranës
24 Shtator, 11:22
-
Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë! Gjente klientët në rrjete sociale dhe i orientonte nëpër hotele
24 Shtator, 10:11
-
Zjarri masiv në fabrikën e bojërave në Maminas, anulohet dasma në resortin ngjitur! Ikën nusja e dhëndri, evakuohen dasmorët
23 Shtator, 23:36
-
VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët
23 Shtator, 22:36
-
Tiranë/ U vuri shkrepësen mbeturinave në Kashar, zjarri djeg sipërfaqe me ullinj dhe bimësi, arrestohet 55-vjeçari
23 Shtator, 22:19