Soreca: Të marrë fund ndikimi i politikës në media! Borchardt: Disa portale me pronarë 'anonimë' keqpërdorin informacionet

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në tryezën e thirrur nga OSBE për Forumin e Lirisë së Medias në Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh se në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo gjë është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme tha ai retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve.

"Ndaj gazetarëve në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo është e papranueshme. Të papranueshme janë edhe retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencësKemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media", u shpreh Soreca

Ndërsa ambsadori i OSBE, Bernd Borchardt deklaroi se në vend ka portale që përdorin informacion të njëanshëm, pa standardet e duhura, ndërkohë që pronarët e tyre mbetet anonimë. Ai tha se nuk duhen harruar edhe rastet ku gaetarët janë kërcënuar.

“Ka disa portale që përdorin informacion të ndikueshëm të anshem pa standartet e duhura dhe pronarët e disa prej këtyre faqeve s’dihet kush janë. S’mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste kur gazetarët janë kërcënuar. I kemi ndjekur nga afër të gjitha këto cështje kemi lidhjet tona me gazetarët dhe mediat e patjetër i kemi parë nga afër këto cështje”, u shpreh Borchardt.

Transparenca e financimit të mediave është edhe një nga kërkesat e OSBE-së  si dhe kushtet e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shipqrisë në në familjen e madhe europiane. Numri jashtëzakonisht i lartë i mediave në Shqipëri ka hedhur përherë dyshime për financime të dyshimta si të botës së krimit, ashtu dhe të parave të korrupsionit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria e bashkuar: 01/11/2019 11:57

    Kjo nuk eshte e vertet. Politika nuk i prere kurre lidhjet me shtypin dhe manipulimet ne bote

    Përgjigju
  • Likja: 01/11/2019 11:28

    Po a merr vesh Like Ziu dhe Mona Cizmja,jane aq te shpifur sa na i shpifen edhe ne me mediat e tyre bajate e te neveritshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër