Soros, Facebook dhe Google janë
shkatëruesit e demokracisë

Soros, Facebook dhe Google janë<br />shkatëruesit e demokracisë<br>
Investitori miliarder George Soros sulmoi ashpër gjigandët e teknologjisë në samitin e Davosit, duke i quajtur monopole që mund të manipulohen nga autoritetet totalitare për të shkatërruar demokracinë.

Sipas Soros, Facebook dhe Google duhet të vendosen nën masa të rrepta rregullatore.
Miliarderi u shpreh se, “Facebook dhe Google kontrollojnë mbi gjysmën e të gjitha të ardhurave nga reklamat në internet.Ata pretendojnë se janë vetëm shpërndarës informacioni, por fakti që ata janë thuajse monopol në këtë pikë, i bën ata ndërmarrje publike dhe duhet t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta, që synojnë ruajtjen e konkurrencës, inovacionit dhe qasjes së drejtë dhe të hapur.”
Soros parashikoi se gjigandët e teknologjisë do të kompromentojnë veten për të hyrë në tregjet kyçe si Kina. Sipas tij, shumë shpejt do të krijohen aleanca mes shteteve autoritare dhe këtyre monopoleve të mëdha të informacionit.
Miliarderi parashikoi se qeveritë do të fillojnë të marrin masa për këto kompani.
“Davosi është një vend i mirë për t’i njoftuar Facebook dhe Google se ditët e tyre janë të numëruara” – u shpreh ai.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS