Sorosi mohon akuzat, i ofron Ferreyr 250.000 dollarë për të hequr dorë nga padia

Sorosi mohon akuzat, i ofron Ferreyr 250.000 dollarë për të hequr dorë nga padia
Miliarderi George Soros, i ofron ish-të dashurës së tij aktores së famshme braziliane Adriana Ferreyr, vetëm 250.000 dollarë amerikan, që kjo e fundit të heq nga një padi kundër tij.
Kjo ndodhi pasi miliarderi "plakë", i dashuruar pas një bukuroshe të re, nuk iu përmbajt premtimit që ai kishte dhënë " për të i blerë një banesë asaj prej 1.9 million dollarë".
Ferreyry 31 vjeç, thotë se ai "nuk e mbajti premtimin për të i blerë asaj një apartament në Manhattan. Ndërkohë që tani ai i ofroi asaj, vetëm 250,000 si "dëmshpërblim" për dashurinë e thyer.
Edhe shtypi njujorkez, pohon të njëjtën gjë, se miliarderi George Soros, i ka ofruar yllit brazilianë, ose ish-të dashurës së tij vetëm 250.000 dollarë amerikan, sa për të "bindur atë 'të heqë dorë nga një padi prej që ajo mendon të "zhvati", miliarderit 50 million" ashtu si ka deklaruar, ajo më parë. Duke iu referuar shtypit njujorkez , mësohet se ngjarja kishte ndodhur gjatë një grindje, kur Soros i tha asaj se ia kishte dhënë apartamentin një të dashure tjetër.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike