Sot 100 vite nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, koncert në sheshin 'Skënderbej'! Yuri Kim: Mezi pres t'u bashkohem! Begaj: Mirëpresim zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit

Sot 100 vite nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, koncert në sheshin 'Skënderbej'! Yuri Kim: Mezi pres t'u bashkohem! Begaj: Mirëpresim zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit

Sot përkujtohet 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Pikërisht në kuadër të kësaj dite, por edhe të hapjes së negociatave me BE-në, do të zhvillohet në sheshin ‘Skënderbej’ një koncert për të festuar. 

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka bërë një reagim në rrjete sociale ku uron shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe thotë se do të jetë e pranishme në festimet që organizohen në sheshin 'Skënderbej' në kuadër të këtij pervjetori.

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëri-SHBA-së. Begaj ka publikuar letrën nga ambasada amerikane dërguar kryeministrit shqiptar të kohës, nga presidenti i Këshillit dhe ministri i Punëve të Jashtme të SHBA-së, Djafer Upi, e vitit 1922, në datën kur janë lidhur marrëdhëniet tona diplomatike me SHBA-në. Letra i drejtohet kryeministrit të vendit të asaj kohe, Xhafer Ypit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të flamurit të Shqipërisë dhe SHBA-së, duke përkujtuar këtë 100-vjetor.

‘Mirëmëngjes dhe sot në ditën e fiks 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej.’- shkruan Rama.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodroë Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
100 vjet marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Xhaçka: Miqësia që filloi atë ditë është forcuar

1658999140_july.JPG

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sa i përket 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë dhe SHBA-ve. Xhaçka ka shkruar se kjo miqësi e cila filloi atë ditë është forcuar.

100 vjet më parë Shqipëria dhe #SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike. Miqësia që filloi atë ditë është forcuar. Është ndërtuar mbi baza të forta miqësie dhe vlerash të përbashkëta mes popullit #shqiptar dhe #amerikan .- shkroi Xhaçka. 

Ora 11:00
100-vite marrëdhënie diplomatike me SHBA, Basha: Kombi shqiptar i është përjetë mirënjohës

1654618468_autoLulzimBashaoki15008107871.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në. Basha shkruan se Shqipëria nuk ka patur kurrë një aleat kaq të përkushtuar gjatë historisë e për të ardhmen e saj.

‘100 vjet së bashku Shqipëri dhe SHBA, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë miq më të mirë, Shqipëria nuk ka patur kurrë një aleat kaq të përkushtuar gjatë historisë e për të ardhmen e saj! Së bashku do të jemi më të fortë. Kombi shqiptar i është përjetë mirënjohës SHBA! Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-SHBA.’- shkruan Basha.

Ora 10:49
100-vjetori i marrëdhënieve me SHBA-në, Begaj: Mirëpresim zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit! Publikon letrën e ministrit të Jashtëm amerikan në vitin 1922

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëri-SHBA-së. Begaj ka publikuar letrën nga ambasada amerikane dërguar kryeministrit shqiptar të kohës, nga presidenti i Këshillit dhe ministri i Punëve të Jashtme të SHBA-së, Djafer Upi, e vitit 1922, në datën kur janë lidhur marrëdhëniet tona diplomatike me SHBA-në. Letra i drejtohet kryeministrit të vendit të asaj kohe, Xhafer Ypit.

‘28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipëri dhe SHBA-së. 100 vite bashkëpunim miqësor  & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik.’- shkruan Begaj.

Letra e diplomatit amerikan dërguar kryeministrit shqiptar
 

 

Ora 09:56
100 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Ne ndezëm një pishtar, le të na e ndriçojë rrugën e së ardhmes

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka bërë një reagim në rrjete sociale ku uron shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.  

‘Më 28 korrik 1922 Shqipëria dhe SHBA vendosi marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima mbajnë gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!

Mezi pres t'u bashkohemi miqve shqiptarë për ngjarje të veçanta në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe !’- shkroi ajo. 

1/2 On July 28, 1922, ???????? & ???????? established diplomatic relations. A torch was lit that day. Even through the dark days of dictatorship, brave Albanians keep the ???? alive. Today, that torch burns brighter than ever. Let it illuminate our way forward, together, for the next 100 yrs! pic.twitter.com/EuwvTui4vr

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2022
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 28/07/2022 10:53

    Kur do filloj goditja e korrupsionit madhor shteteror Znj ambasadore??? Premtimi Juaj dhe besimi popullit te USA nuk duhet te pesoj renie....se kur zhgenjehet shqiptari ben marrezi qiellore. Po jetojme nje ankth pafund....

    Përgjigju
  • Zyrtari Administrates: 28/07/2022 09:15

    Na mbytet me mitingje po na detyroni të vijm në Tiranë në pikën e vapës TURP. Shkurt nuk bëhemi si vend derisa drejtorit e cdo institucioni therasin ne mitingje duke detyruar administratën te vij me dhune ne mitingje. Vend muti!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave