Sot 11/11/11. Fat apo
rezultat i numrit të Djallit?

Sot 11/11/11. Fat apo<br />rezultat i numrit të Djallit?
Katastrofistët dhe të apasionuarit e profecive Maja mund të rrinë të qetë 11/11/11 është një datë e papërsëritshme në këtë shekull, por nuk lajmëron fundin e botës.
Sipas Ennio Peresit, i cili prej shumë vitesh merret me interpretimin e numrave, nëse mbledhim vetëm sekuencat e numrave 1+1+1+1+1+1 rezultati del 6 që është më i ulëti që mund të rezultojë. Dhe rastësisht numri 6 njihet si numri i Djallit.

Numri 11 në mesjetë kishte domethënie të ndryshme. Njihej si numri i mëkatit sepse kalonte numrin 10, të shenjtë si 10 Komandamentet.
Por në kohët moderne numri 11 mori tjetër aspekt, sepse shihet si bashkimi i 5 me 6, pra 2+3 me 2x3: bashkimi i Tokës me Qiellin. Vetëm pozitivitet. Nesër përfitoni të bëni një gjë të bukur që do të mund ta mbani mend edhe të ndihmuar nga lehtësia e numrave 11/11/11.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore