Sot 17 vite nga themelimi i LSI, Kryemadhi ‘merr’ detyrën e kryetares, kursehet në urim: Gëzuar të gjithëve ju që luftoni për çfarë përfaqësojmë

Sot 17 vite nga themelimi i LSI, Kryemadhi ‘merr’ detyrën e kryetares, kursehet në urim: Gëzuar të gjithëve ju që luftoni për çfarë përfaqësojmë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

TIRANË- Me ardhjen e shtatorit, Monika Kryemadhi ka “rimarrë” detyrën e kryetares së LSI-së, duke përçuar një mesazh urimi për partinë e themeluar sot e 17 vite më parë. Kryemadhi është treguar e “kursyer” në urimin e saj, me 3 rreshta, për partinë e themeluar nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta, sot presidenti i vendit. Urimi i saj i drejtohet të rinjve dhe të rejave.

“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon”, shkruan Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, që pas zgjedhjeve të 25 prillit, u “zhduk” për disa kohë nga arena politike, ku dalja e saj publike edhe disa javë më parë, por jo si drejtuese e partisë, por si Zonja e parë e Shtetit, krah presidentit Ilir Meta në një vizitë zyrtare në Hungari, në ceremoninë e vendosjes së bustit të Skënderbeut në parkun Qendror të Budapestit. Më pas, u desh kampi i LRI-së që ajo të shfaqet si kryetare e partisë.

LSI u themelua në 6 shtator të vitit 2004 nga presidenti Ilir Meta, asokohe i sapo larguar nga Partia Socialiste. LSI u drejtua deri në prill të 2017-ës nga vetë Meta, i cili më pas mori detyrën e presidentit dhe partinë ia besoi Petrit Vasilit. Pas zgjedhjeve të përgjithshëm të 2017, Vasili mori përgjegjësinë e humbjes dhe dha dorëheqjen dhe më pas drejtimin e mori  Monika Kryemadhi e cila është edhe sot kryetare e partisë duke u bërë e para femër që drejton një parti politike në Shqipëri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen