Me rastin e 75-vjetorit të shpalljes së Republikës Italiane, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi Presidentit të Dhomës së Deputetëve, Roberto Fico, dhe Presidentes së Senatit, Maria Elisabetta Alberti Casellati.
“Me rastin e 75-vjetorit të shpalljes së Republikës Italiane, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të përzemërta. Referendumi i 2 qershorit 1946, i cili vendosi Republikën Italiane, është një ngjarje e madhe historike për Italinë mike, sistemin demokratik, zhvillimin politik e shoqëror si edhe të ardhmen e popullit italian. Italia ka qenë dhe mbetet një vend fqinj, mik i çmuar dhe partner strategjik shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Miqësia e fortë që lidh dy vendet dhe dy popujt tanë u ka rezistuar sfidave të kohrave.
Kjo miqësi ushqehet edhe nga prezenca e komunitetit arbëresh dhe emigrantëve që u vendosën në Itali pas vitit 1990, të cilët shërbejnë si ura miqësie dhe kontribuojnë për mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe për zhvillimin e Italisë dhe Shqipërisë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, kontributin dhe rolin e saj të spikatur si avokatja e integrimit europian të Shqipërisë.
Ne kemi besim se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe për mbajtjen sa më parë të Tryesës së parë Ndërqeveritare si edhe gjatë fazës së zhvillimit të negociatave. Shpreh bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi shumë i suksesshëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë, i kufizuar kohët e fundit prej pandemisë së Covid-19, do të rifillojë shumë shpejt.”, shkruan në urimin e tij Ruçi.
Lajmi kryesor:
Sot ditëlindja e Italisë moderne, 75 vite republikë! Në ‘Sheshin Italia’ vendoset simboli i një fillimi të ri, Bucci: Kujtojmë gjithmonë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmangien e kontrolleve të Policisë
16 Janar, 10:33
-
I dënuar për drogë, Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35