Partia Demokratike feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Selia blu mori faqe tjetër duke i vënë një banderolë me imazhin e Sali Berishës, pa themeluesit e tjerë të saj.
Siç shihet edhe në këtë foto më poshtë, në banerin tek selia blu shfaqet vetëm një foto e Berishës në vitin 1992, ndërsa nga ajo janë zhdukur themeluesit e Partisë Demokratike, veprim ky që kujton teknikat e përdorura dikur nga Enver Hoxha.
Vetë Berisha shkruajti në rrjetet sociale se “Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci", ndërsa sot në orën 18:00 e përkujtoi këtë ditë në selinë blu.

Baneri në selinë blu vetëm me foton e Berishës, pa themeluesit e saj
Partia Demokratike e Shqipërisë u krijua në dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj.
Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Me vonë kryetar i Partisë Demokratike u zgjodh Sali Berisha, i cili mban monopolin e drejtimit të selisë blu ende sot me një grusht besnikësh të tij.
Komente












