Sot 46 mijë maturantë kosovarë
i nënshtrohen provimit të maturës

PRISHTINE - Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të maturës shtetërore për 46 mijë maturantë që pritet t’i nënshtrohen sot këtij provimi.

Drejtori i DVSM-së, Mustafë Kadriu, ka thënë se sivjet është një numër më i madh të nxënësve që pritet t’i nënshtrohen këtij provimi ndërsa ka shtuar se numri i saktë i tyre që do të testohen mund të dihet vetëm pasi të grumbullohen testet.

Kadriu ka deklaruar se testi fillon në ora 10:00 ndërsa nxënësit, administruesi dhe kryetari i komisionit, duhet të jenë në qendër një orë para fillimit të testit. Sipas Kadriut, edhe këtë vit testi ka 200 pyetje, ndërsa me 50 % të tyre të sakta nxënësit e kalojnë provimin.

MASHT i ka përgatitur 12 lloje të testeve për secilin profil të shkollimit derisa testet do të jenë në gjuhën shqipe, turke, boshnjake, serbe dhe angleze. Testi zgjat 180 minuta pa pauzë, kurse nxënësit me vete, veç një dokumenti të identifikimit, duhet të kenë një laps apo edhe një shishe me ujë.

Nga 200 pyetje sa i ka i gjithë provimi i maturës, secila e përfshin një pikë, kurse me 100 prej tyre të sakta nxënësi e kalon provimin. Në gjithë Kosovën do të jenë 390 qendra të testimit, 626 kryesues të komisionit dhe 3000 administrues. Për çdo 12 deri në 16 nxënës do të jetë një administrues.

Rezultatet e provimit të maturës pritet të shpallen më 7 korrik 2014./Kosovapress/

Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj