Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.
Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike.
Pas kthimit në atdhe, ai u ngrit si udhëheqës i shqiptarëve, duke krijuar një aleancë të gjerë që kundërshtoi avancimin osman në Ballkan. Skënderbeu është një emër i paharrueshëm i historisë kombëtare, i cili përfaqësoi guximin dhe qëndresën e paepur për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Lezha përkujtoi 558-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në nderim të kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar, autoritete lokale, përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Partisë Socialiste bënë homazhe pranë memorialit të Gjergj Kastriotit.
Veprimtaria nisi me gjëmën e burrave, një rit që u ndoq nga Lekë Dukagjini me burrat e tij për të treguar pikëllimin e thellë për këtë humbje të madhe për shqiptarët.
Historiani Paulin Zefi solli në vëmendje jetën dhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit, deri në momentet kur ai ndërroi jetë.
Autoritete vendore dhe përfaqësues të klerit katolik u shprehën se shembulli i Gjergj Kastriotit duhet të na udhëheqë edhe në ditët e sotme.
Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Lezhë për 558-vjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriotit u mbyll me një improvizim të figurës së tij në mbrojtje të atdheut.
Komente












/PARKU RINIA/,keni 100 % te drejte.Duhet kujtuar vetem ditelindja,dite e gezuar,jo dita e vdekjes,nje dite e trishtuar,por jam gati te ve bast qe nuk ja dine,ose nuk e mbajne mend as diten,as vitin e lindjes.Gjithashtu mendoj qe kjo vjen dhe nga dy tradita shume te vjetera ne Shqiperi,njera lidhet me besimin e krishtere dhe kultin e shenjtoreve,ku zakonisht kujtohet dita e vdekjes,ose martirizimit te tyre dhe besoj qe dhe perkujtimi i ditevdekjes se Skenderbeut, qe nga shqipot shikohet si hero e gati si shenjtor,si mbrojtes i krishterimit ,i kujtohet si shenjtoreve te kishes.Se dyti,kujtimi i ditevdekjes lidhet dhe me traditen e nderimit te te vdekurve ne pergjithesi ne Shqiperi mjafton te lexosh shembuj nga eposi legjendar,por dhe nga jeta e perditshme sot.Kush mban zi me gjate e kush i kujton te ndjeret me shume se shqipot?! Se treti,duket qe pjeserisht ka faj dhe shteti qe perhere i ka dhene kaq rendesi ditevdekjes ne vend te datelindjes.
PërgjigjuZyrtaret dhe mediat vazhdojne t'i kremtojme vdekjen, e cuditerisht jo ditelindjen, Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu - 5 mars 1405! ----- ambasada e SHBA ne 5-6 vitet e fundit eshte perpjekur ta beje kete kujtese duke perfshire grupe studentesh e te rinjsh te moshave te ndryshme.
Përgjigju