Sot 6 vite pa Sokol Olldashin

Sot 6 vite pa Sokol Olldashin

Si sot 6 vite më parë, u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti të rëndë në Kërrabë. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Karrierën e tij e nisi si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ‘Albania’. Ndërsa më pas, në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për të nisur një cikël të ri në jetën e tij atë të politikës.

Po fati nuk deshi që jeta e tij politike të ishte e gjatë. Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektësi dhe nuk fiton. Vetëm 4 muaj më vonë ai humbi jetën në aksident.

Kush ishte Sokol Olldashi?

Sokol Olldashi u lind më 17 dhjetor 1972 në Durrës, ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t'u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas "humbjes" së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.

Për aksidentin e Sokol Olldashit në atë kohë u përfol shume dhe shkak për vdekjen e tij  u dyshua të ketë qenë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar.  Makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, ku ish deputeti gjeti vdekjen e menjëhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TTT: 20/11/2019 08:18

    Te gjithe e dine se ja hapen koken me dysh andej nga fushekruja dhe e hodhen me makine ne Krrabe. Te nesermen çuan edhe eskavatorin te zhurmonin gjurmet.. as autopsi nuk i bene. Vk vend ordineresh. Ordiner ky dhe ordiner ata qe e vrane

    Përgjigju
    • lexuesi: 20/11/2019 10:28

      Harruat se është gjithashtu 6-vjetori i 'zhdukjes' nga skena e ish-gruas së njërit dhe motrës së tjetrit ...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip