Me 8 janar 2022, Sali Berisha nisi sulmin mbi selinë e PD për ta marrë me dhunë!
Pretendimi ishte se "tradhtarët" e mbajnë me dhunë selinë, edhe pse nuk kishte asnjëlloj dhunë, pasi mbajtja e selisë buronte nga procese ligjore si ai i 17 korrikut 2021, ku vetë Sali Berisha shkoi në Pallatin e Kongresve dhe votoi statutin e ri.
Të gjitha proceset e tij si referendume dhe kuvende nuk kishin vlerë ligjore; ai vetë e dinte se skanë vlerë, prandaj edhe i depozitoi në gjykatë duke kërkuar legjitimim prej gjykatës.
Vendimi i Gjykatës iu dha në mars dhe me atë vendim e mori selinë, ligjërisht, sipas rregullave.
Atëherë pse organizoi dhunë dhe marrje të selisë me leva, hekura, matrapik, thikë, çekiç etj, kur shumë mirë mundej ta merrte me vendim gjykate, siç e mori?
Sepse atij i duhet urrejtja, polarizimi, përçarja, çuarja e njerëzve deri në konflikt civil për të mbijetuar në bajrakun e vet. Me fuqinë e shpifjes, ai shpalli tradhëtarë e të shitur ata brenda selisë të cilët deri para 4 muajsh, kishin qenë demokratë të nderuar, ish ministra të vetët, drejtorë të vetët, madje edhe badigardë të vetët.
Ai shpalli se kush nuk pranon rikthimin e tij, edhe pse ai për 8 vjet betohej çdo muaj se sdo të rikthehet, nuk është demokrat, madje as shqiptar, por është tradhëtar.
Sot nja 50% të atyre tradhëtatëve që ishin brenda selisë i ka marrë në parti; nja dy i ka nënkryetarë partie.
Prej asaj dite, ai humbi rolin e "liderit historik" dhe e zbriti veten qartazi dhe haptasi në politikan gangster tribal. Pa doreza e pa maskim.
Edi Rama, e lejoi të ushtronte dhunë për plot 1 orë e gjysëm, kur sipas ligjeve të shtetit edhe nëse thyen dy xhama restoranti, policia të arreston për shkatërrim prone. Sali Berishës iu lejua dhuna publike. Madje askush nga levaxhinjt e tij nuk u dënua për dhunë.
Poshtërsia shpaloset sot haptazi kur pretendon se Edi Rama i ka vjedhur zgjedhejt, mirëpo nuk ia sulmon kryeministrinë. Si ka mundësi, me Edi Ramën i urtë e frikacak e nuk bën dhunë, ndërsa me demokratët trim dhe i dhunshëm?
A ua ka vjedhur fitoren? Bjerini merreni kryeministrinë me dhunë! Pse se bëni? Apo vetëm selinë me dhunë, kryeministrinë nuk guxojnë. Këtu dëshmohet krejt imoraliteti dhe poshtërsia.
Edhe pse e bëri 8 janarin, asgjë nuk arriti, është dështim total: As dosjes penale nuk i shpëtoi, as bashki nuk fitoi, ndërsa në zgjedhje parlamentare mori 13 mandate më pak se në 2021.
Se më duket kanë harruar: U bë dhunë për demokraci e për parti me funksionim demokratik. Ku është? U tha se do të ketë meritokraci në përzgjedhje! Ku është? U tha se sapo të vijë Sali Berisha, zgjedhejt fitohen, sepse zgjedhjet nuk janë humbur, ato i ka shitur Basha me grupin e tij. Po tani kur merr 13 mandate më pak, a i ka shitur zgjedhjet Sali Berisha?
Data 8 janar meriton të kujtohet gjithmonë e çdo vit; si dëshmi e një poshtërsie të disa njerëzve të cilët ndoshta e kuptonin se askush siu ka borxh, sepse nongratan nuk ia vunë demokratët, ia vunë amerikanët. Por, ata njerëz, ishin dakord që çdo demokrat që nuk pranonte të nënshtrohej, duhej akuzuar, fyer, ofenduar, linçuar, madje edhe vrarë, nëse nuk pranonin të hynin në kanal bashkë me Sali Berishën.
Sepse për Sali Berishën demokratët janë plehra, njerëz pa vlerë, janë thjesht ushtarë që duhen përdorur pa mëshirë për nevojat e tij.
Për 8 vjet rresht iu thoshte demokratëve shihni punën tuaj, se unë nuk kthehem më. Një ditë iu tek të kthehej dhe shpalli tradhëtar secilin që nuk iu nënshtrua.
Ky nuk është as raport burrnor, as raport fisnik, as raport qytetar; ky është raporti i tutorit me prostitutën të cilën e ka liruar dikur e i thotë smë ke më detyrim, por kur dehet diku nga dëshpërimi dhe ka nevojë për lek, e kap e shfrytëzon përsëri.
Data 8 janar ka ndarë se si e sheh veten secili; a e sheh veten si burrë që rri në këmbët e veta apo e sheh veten si zagar i cili jeton me fishkëllimën e Sali Berishës; sapo fishkëllen Berisha, zagari vrap.
Të gjithë janë habitur pse su bashkova me Sali Berishës pasi më njihnin si "berishsit". Ua kam shkruar status asokohe; vetë na the ika, nuk kthehem. Tash sjemi asi që na thërret me fishkëllimë.
Ato ditë skam qenë në Tiranë por kam ardhur në mëngjes me qëllim të posaçëm vetëm për tu futur në seli; veç sepse ata kërcënonin e thonin se "Shoqatën Basha-Bardhi" i kapim me shpulla. Jo për Lul Bashën, kush na njeh e di se sa qejf e kam, por veç për se na zuni rreziku në atë karrige dhe, burri nuk dezerton në ditë të vështira.
Edhe pse pakicë, edhe pse ajo betejë në afatgjatë u humb, jo për fajin tonë por për faj të LB, të paktën sjemi turpnu. Ata janë turpnu e diskretitu sepse kanë lëpi çdo pikë të pështymës që kanë hedhur; po lëpirje shembullore, me gjuhë të zhdërvjelltë.
Ne prapë jemi dëshmuar burra sepse nuk kemi vepruar mbi vogëlsi e urrejtje, në disa vende kemi ndihmuar edhe kandidatë të Berishës kur e kanë merituar; si burrni personale me ta, jo prej SB. Edhe kemi dëshmuar se nuk bëhemi pengesë prej inatit, se nuk i ka hije burrit ashtu. Por më me atë jo.
8 janari 2022 është dita kur Sali Berisha vrau veten; nga patriark demokrat u bë gangster tribal.
Komente










