Sot 98 vite nga shpallja e Shqipërisë për herë të parë Republikë

Sot 98 vite nga shpallja e Shqipërisë për herë të parë Republikë

Tirana në vitin 1925

​Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 Janar 1925, ku shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare me president, Ahmet Zogun, i cili kishte fuqi të tilla, që shndërroi Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale.

62 nga 64 deputetë janë bindur për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare është shpallur me Zogun si President, duke  zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi i Lushnjës (1920), e cila është shfuqizuar.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall Republikë ka qenë më 29 prill 1991.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës