Sot afati i fundit për propozimin e kandidaturave, Shakohoxha dhe Starova konfirmojnë se kanë klubet e nevojshme për propozim: Në garë kundër Dukës

Sot afati i fundit për propozimin e kandidaturave, Shakohoxha dhe Starova konfirmojnë se kanë klubet e nevojshme për propozim: Në garë kundër Dukës

Sulejman Starova, Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha

Sot afati i fundit që klubet dhe shoqatat pra anëtarët e FSHF të propozojnë kandidatët për president dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 2 marsit.

Komentatori Dritan Shakohoxha konfirmon se i ka propozimet e nevojshme për tu futur në garën për kreun e Federatës. Shakohoxha sqaron se ka më shumë se 5 propozime që është edhe numri minimal për tu futur në garë. Dritan Shakohoxhën për president të FSHF e kanë propozuar ndër të tjera klubet e futbollit Turbina, Tërbuni, Pogradeci, Butrinti dhe Maliqi.

Ndërkaq i kontaktuar nga Report Tv trajneri i njohur Sulejman Starova aktualisht drejtor teknik i Teutës konfirmon se ka edhe ai 5 propozimet e nevojshme dhe do të jetë në garën e 2 marsit. Starova sqaron se emri i tij për në krye të institucionit të futbollit në vend është propozuar nga ekipet e Laçit e Besëlidhjes, nga shoqata rajonale Lezhë dhe nga shoqatat e trajnerëve dhe arbitrave. Pritet që në garë të jetë edhe kreu aktual Armand Duka që do të kërkojë një mandat të gjashtë. Megjithatë deri tani FSHF nuk ka dhënë informacion se cilat janë propozimet zyrtare si për president ashtu edhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Madje pas zhvillimit të sotëm ku Gjykata e Tiranës rrëzoi asamblenë e mbajtur në zyrat e FSHF në 24 janar që zgjodhi Krenar Alimehmetin dhe njohu Asamblenë e Shoqatës rajonale të futbollit Tiranë që zgjodhi Eduard Prodanin si kryetar FSHF ende nuk ka reaguar. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Tiranës pritet që e njëjta gjë të ndodhi edhe me zgjedhjet në shoqatat e tjera pas denoncimeve për manipulime që janë bërë në Prokuroritë përkatëse. Në këtë situatë shanset më të mëdha janë që në 2 mars të mos ketë garë dhe Asambleja zgjedhore e FSHF të shtyhet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/02/2022 21:02

    Nga te gjitha kandidaturat qe jane konfirmuar deri tani ,ajo me e spikatura eshte e Sulejman Staroves ,ish futbollist me kontribute te medha ne ekipin konbetar,ne klubin elit te futbollit shqiptar ,atij te Partizanit si dhe trainer me sukses ne ekipet elit.Ky eshte personi qe duam, qe jeten deri tani ja ka kushtuar futbolli.Kurse Duka thjesht nje fans furbolli dhe Shakohoxha nje komentues shume i mire ne radio televizion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi