Sot akrepat e orës kthehen 60
minuta pas, flini 1 orë më shumë

Sot akrepat e orës kthehen 60<br />minuta pas, flini 1 orë më shumë
TIRANË - Për të gjithë gjumashët: Sot do të flini një orë më shumë. E diela e fundit e muajit tetor shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre 60 minuta mbrapa. Ndryshimi i orës do të ndodhë në 03:00 të mëngjesit të së dielës, ku akrepat do të kthehen 1 orë pas, duke shënuar 02:00.

Në vende të tjera ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas) që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e Tetorit. 


ora

Redaksia Online
(Gre.MShqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos