Tension në Kryesinë e Kuvendit/ Garda u mbylli portën, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit futen nga dritarja! Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin

TIRANË- E hëna ishte planifikuar të ishte një ditë e ngjeshur në kryesinë e Kuvendit ku ishin parashikuar ntë mbaheshin një sërë komisionesh parlamentare ku një ndër çështjet kryesore ishte dhe diskutimi i pr/buxhetit 2024.

I pari që shkoi në kryesi ishte Sali Berisha, i cili duke shpërfillur vendimin e GJKKO-së mbërriti pikërisht në orën 10:00, pikërisht në orën kur duhej të paraqitej pranë një oficeri të policisë gjyqësore.

Rreth orës 10:20 minuta kur në kryesinë e Kuvendit shkuan deputetët e Rithemelimit dhe grupi mbështetës i Gazmend Bardhit, garda mbylli portën kryesore duke mos lejuar të kalojnë deputetët për të cilët sekretariati i etikës i kuvendit kishte dhënë vendimin për ti përjashtuar me dhjetë ditë.

Kjo shkaktoi kaos dhe tensione për disa minuta pasi dera kryesore mbeti e mbyllur dhe për deputetët e tjerë, ndaj të cilëve nuk kishte sanksione.

" O cun thirri mendjen se latë nam! Turp të keni për një rrogë! E shkatërruat Shqipërinë. Bëni fresk pushtetit! Turp të keni diktaturë" tha deputeti Sula i cili nuk ishte në listën e deputetëve të përjashtuar. 

Gazment Bardhi paralajmëroi një tjetër kallëzim penal për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për shpërdorim detyre.

Deputeti Flamur Noka ishte i vetmi që arriti të kalonte kangjellat ndërsa Saimir Korreshi u përpoq por nuk ia doli. Tensioni dhe kaosi vijoi për gati 1 orë.

Jashtë për mediat deputeti Flamur Noka akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se me urdhër të Ramës ktheu kuvendin në bunker.

Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.

Ndërkohë disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera,u zhvendosën tek dritarja e katit të parë të kryesisë së kuvendit, ku nisën të hipnin me ndihmën e njëri tjetrit. Nga video u pa të hipte në dritare Bledion Nallbati, Flamur Noka, Ervin Salianji.

Po nga kjo dritare e kryesisë mbajti fjalim dhe Sali Berisha i cili tha se ky ishte vetëm fillimi. 

 "Për herë të parë deputetët e PD u detyruan të bëjnë tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot si dëshmia më flagrante e narko-shtetit, e regjimit të Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vasalët e tij. Akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Mund ta përjashtosh deputetin nga seancat ose pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i heq imunitetin nuk mundi ta përjashtoj nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Berisha.

PS zbaton planin B, komisionet online.

Tensionet vijuan në komisionin e Ligjeve mes deputetit Dashnor Sula dhe Petro Koçit. Mbledhja u shty për tu zhvilluar online. Ndërsa rreth orës 14:14 minuta deputetët e Rithemelimit vijuan me kaosin në Kryesi duke mos lejuar deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese duke detyruar që mbledhja të niste online në orën 16:00

Edhe Komisioni i Ekonomisë e komisioni i Shëndetësisë u mbajt online.Sekretariati i Etikës ka marrë vendim për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetëve Gazment Bardhi, Bledion Nallbati,Edi Paloka, Albana Vokshi, Ervin Salianji. Masa e përjashtimit, parashikon mospjesmarrjen e deputetit në seancat plenare apo në punimet e komisioneve parlamentare. Ndërsa shkresa që i ishte vënë në dispozicion gardës dhe që mbante firmën e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit, Genci Gjonçaj dhe njoftonte gardën për emrat e deputetëve të përjashtuar. Shkresa mban datën 2 nëntor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Deputetët e Berishës hynë nga dritarja në kryesinë e Kuvendit, ironizon Braçe: Bravo u qoftë! Salihu ju do

1698337714_Brace1068x6211.png

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar përpjekjet e deputetëve të opozitës gjatë ditës së sotme për t’u ngjitur në kryesinë e Kuvendit nëpërmjet dritareve të institucionit duke qenë se Garda nuk i lejoi të hynin nga porta kryesore.

Reagimi i plotë i Braçes:

DITE E VEQANTE NE KUVEND;

DITE LEXHENDASH!

BRAVO JU QOFTE, SALIHU JU DO!

VO: tani eshte e qarte pse Alpana nuk hyri nga penxherja!

 

Ora 15:23
U fut në kryesinë e Kuvendit nga dritarja, Salianji: Terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejimi i ushtrimit të funksionit tonë kushtetues si deputetë

1699271258_80001699266322xkryesi3791.jpg

Foto: Ervin Salianji duke hyrë në kryesinë e Kuvendit nga dritarja, 6 nëntor 2023 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e cilësuar si “terrorizëm parlamentar” moslejimin e deputetëve të përjashtuar të opozitës për të hyrë në Kuvend.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Salianji shkruan se deputetët nuk po lejohen të ushtrojnë funksionin që ua garanton kushtetuta. Ndërsa thekson se kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, nuk dublojnë punën e SPAK.

Shkrimi i plotë i Salianjit:

Dhuna fizike që ushtrohet ndaj deputetëve për të mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre të punës është ana e dukshme e dhunës së juntës!

Dhuna dhe terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejomi i ushtrimit të funksionit kushtetues për deputetët! Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushteuta dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale!

Protesta jonë është për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar, për të pasur përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore dhe për të krijuar opozitës hapësirat që kushtetuta, rregullorja dhe ligji garanton!

Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: “ në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj” thotë Altin Dumani.

Kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë.

Ora 15:09
Garda ndaloi deputetët e përjashtuar të hynin në Kuvend, Administrata i kishte njoftuar për masat, zbardhet shkresa

1699268453_rithemelimibllokim.jpeg

Është zbardhur shkresa që sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit më 2 nëntor, ku njoftohen për emrat e 6 deputetëve të përjashtuar të opozitës. Në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës (Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi) nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit. 

 

Ora 14:10
Rithemelimi sërish kaos në Kryesinë e Kuvendit, pengon deputetët e PS të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese! Do zhvillohet online

Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar me kaosin në Kuvend. Pasi u përplasën me Gardën dhe u futën në ambientet e Kryesisë përmes dritareve, tani ata nuk lejojnë deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputetët e Rithemelimit janë vendosur rresht para derës ku pritej të mbahej mbledhja për të penguar punën. Kjo ka bërë që deputetët e PS të largohen dhe më pas edhe ata të opozitës, duke bërë që mbledhja të zhvillohet online në orën 16:00.

"Përshëndetje, Ju njoftojmë, se mbledhja e sotme e komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, do të zhvillohet online në orën 16:00. Mbledhjen mund ta ndiqni në FB dhe në faqen Web të Kuvendit.Faleminderit", thuhet në njoftim. 

Ora 13:22
Deputetët e Rithemelimit u futën në Kuvend nga dritarja, Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin, skenë unike

 

Deputetët e Rithemelimit u futën në Kuvend nga dritarja, pasi Garda nuk i lejoi për shkak se ishin të përjashtuar. Berisha e quajti këtë skenë unike, për të cilën thotë se deputetët u detyruan të bëjnë tarzanin pasi nuk i lejuan që të futet në kuvend për të marrë pjesë në takimin e grupit të Rithemelimit.

“Për herë të parë deputetët e PD u detyruan të bëjnë tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot si dëshmia më flagrante e narko-shtetit, e regjimit të Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vasalët e tij. Akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Mund ta përjashtosh deputetin nga seancat ose pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i heq imunitetin nuk mundi ta përjashtoj nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Berisha.

Ora 13:02
PS vë në zbatim planin B/ Pas kaosit të Rithemelimit, komisioni i ligjeve kalon online, kërkohet të kalohet online dhe Shëndetësia

1699272208_komisioniligjeve.jpg

Ka rifilluar online mbledhja e komisionit të Ligjeve ku po diskutohet pr/buxheti për vitin 2024. Kjo pasi deputetët e Rithemelimit krijuan kaos duke detyruar kryetaren e Komisionti të mbyllë mbledhjen në një moment të dytë dhe këtë herë të nisë  online.

Mbledhja nisi rreth orës 12:40 minuta dhe deputetët e opozitës nuk marrin pjesë.

Aktualisht ministri I Financave, Ervin Mete po prezanton pr/buxhetin për vitin 2024.

Në 2024 për drejtësinë jepen më shumë se 26 miliardë lekë , nga të cilat shpenzimet për personelin e drejtësisë janë 16 mld lekë
Edhe komisioni I Shëndetësisë u  vendos që të mbahej online.

Ora 12:47
FOTOLAJM/ Ervin Salianji hyn në kryesi nga dritarja! Flamur Noka e shtyn nga të pasmet, Bledion Nallbati e tërheq nga duart

Foto: Ervin Salianji duke hyrë në kryesinë e Kuvendit nga dritarja, 6 nëntor 2023 

Skena qesharake u panë sot në kryesinë e kuvendit. Deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës pasi iu mbyll dera kryesore e Kryesisë së Kuvendit vendosën të hyjnë nga dritarja.

Mes tyre ishte dhe Ervin Salianji, i cili u ndihmua  të ngjitet nga shokët. Kështu Flamur Noka e ndihmoi duke i dhënë të shtyrë nga të pasmet ndërsa Bledion Nallbati e tërhiqte nga duart.

Salianji është një ndër deputetët e përjashtuar nga sekretariati i etikës pasi hodhi tymuese dhe karrige në seancën parlamentare të 30 tetorit. 

Ora 12:08
Rithemelimi sabotoi punën, Komisioni i Ligjeve mblidhet online në orën 12:30

1699266339_komisionbllokimrithemelim.jpg

Deputetët e Sali Berishës po vijojnë të bllokojnë punimet e Kuvendit, ndërsa ishte parashikuar që të mbahej mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Për shkak se opozita bllokoi punën, Kuvendi njofton se Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 12:30 online.

"Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të zhvillohet online në orën 12:30. Mbledhjen mund ta ndiqni në FB dhe faqen web të Kuvendit. Faleminderit", njofton Kuvendi. 

Ndërkohë, online u mblodh edhe Komisioni i Ligjeve, ndërsa u bllokuan punimet edhe në Komisionin për Çështjet Sociale. Në ditën e sotme në Komisioni do të diskutohet për projektbuxhetin 2024, por Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë zgjedhur që të sabotojnë punën.

Po ashtu është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm.

“Të nderuar, ju njoftoj që për mungesë kuorumi mbledhja e KPJ te orës 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi i këtij projekt-ligji do te zhvillohet”, thuhet në njoftim.

Ora 11:31
'Po na rrahin o Ben' Grupi i Berishës s'heq dorë nga kaosi, bllokon punimet e Komisionit të Ligjeve! Debati i plotë

Komisioni i Ligjeve ka zgjatur vetëm disa minuta. Deputetët e Rithemelimit kanë ngritur zërin për atë që e quajnë padrejtësi, mbylljen e derës së kryesisë. Ka pasur një debat mes Dashnor Sulës dhe Petro Koçit. Mbledhja zgjati vetëm pak minuta.

Dashnor Sula: Turp I zi. Çfarë duhet të bëj!
Petro Koçi: Mos u kruaj shumë me mua!

Jam solidarizuar dhe unë me ju. Të mbyllësh derën si qen aty! Cfarë jeni ju! Cfarë duhet të bëj,

Petro Koçi: Çfarë bëre me këtë që bërtet. Nuk ta mbylla unë derën

Dashnor Sula: Kush e mbylli. Është turp! Më thuaj kush e mbylli. Më thuaj çfarë të kam bërë. Më dhunove atje.

Asllan Dogjani:  Nuk ka komisione normale këtu, çfarë jemi ne

Dashnor Sula: Keni humbur logjikën. Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!”

Dashnor Sula: Po na rrahin o Ben

Deputetët e Rithemelimit në grup thanë se nuk ka mbledhje normale dhe pas sabotimit të mbledhjes u vendos që Komisioni i Ligjeve të mblidhet në orën 12:30.

Ora 10:58
VIDEO/ Garda mbyll portën, Sali Berisha me dy gishta lart mban fjalim nga dritarja e kryesisë: Edi Rama ka frikë

Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futen deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga sekretariati i etikës nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.

“Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama  ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë. As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu I grupit me ardhë në mbledhje. Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.

 

Ora 10:57
VIDEO/ Garda nuk i lejoi të futen nga dera, deputetët e Berishës ‘mësyjnë’ në Kuvend nga dritarja! Bardhi i lë vetëm

 

Deputetët e Sali Berishës janë futur në ambientet e brendshme të Kuvendit përmes dritareve. Garda nuk i lejoi të futen nga dera pasi janë përjashtuar , por ata nuk iu bindën urdhrit dhe gjetën një mënyrë tjetër për t’iu bashkuar mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Madje kolegët që ishin në Kuvend iu erdhën në ndihme duke iu dhënë një karrige. Gazment Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’ duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Në çdo xhiro që bëjmë rreth godinës ndiqemi nga Garda. Është lajm i mirë që qeveria merr në mbrojtje deputetët e opozitës”, tha Bardhi.

Ora 10:49
Flamur Noka hyn në kryesi nga kangjellat e del nga dera: Linda me urdhër të Edi Ramës ktheu parlamentin në bunker

 

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i cili arriti të hynte në kryesi duke kaluar kangjellat në një prononcim për median akuzoi kryetaren e Kuvendit se po tenton të kthejë kuvendin në bunker.

“Në çdo derë nga 50 gardistë. Këtu është themeluar republika e gardës që mbron Lindën nga  opozitarë sikur ne jemi mafia. Kjo është e neveritshme. A e kuptoni ku e kanë çuar demokracinë. Mbyllen në bunker. A mund të kthehet parlamenti në bunker sikur kanë ardhur gjithë mafia për të sulmuar Lindën e jo deputetët e zgjedhur nga populli opozitar. Këto janë bandë”

Pas disa minutash Noka doli nga dera e kryesisë për të mbajtur një prononcim.

"Linda me urdhër të Edi Ramës ktheu parlamentin në bunker"

 

 

Ora 10:46
'Ik se më vrave krahun', Saimir Korreshi përplaset me Gardën! deputetët e Rithemelimit: O Petro, hajde na hap derën

 

Situata jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë.

Kjo ka bërë që ata të përplasen me fjalë me Gardën dhe kanë kërkuar të hapet dera.

Korreshi: Ik se më vrarve krahun, e kam krahun e thyer. Hape derën se do futemi brenda.

Vokshi: Garda në jepni shkresën

Salianji: E keni kthyer në Gardë të qeverisë dhe jo të Republikës.

Bardhi: Na jep shkresën. Ku e ke shkresën që nuk ka lejon të futemi. Nuk mund të pengoni deputetët të futen në zyra.

Berisha: Ky është parlamenti Linda-Rama.

Në këto momente në ambientet e kryesisë ka shkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili për shkak të mbylljes së dyerve nuk ka mundur të futet.

Ndërkohë demokratët i kanë thirrur: O Petro hajde hape derën, nga do futesh ti?

Ora 10:44
Gazment Bardhi paralajmëron tjetër kallëzim penal për Lindita Nikollën

 

Deputeti Gazment Bardhi paralajmëroi se do të ketë një tjetër kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit.

“Ky është shpërdorim i pastër detyre që do i bashkangjitet kallëzimit penal për Lindita Nikollën” tha Bardhi jashtë kryesisë.

Ai nuk është lejuar të hyjë në kryesi nga garda pasi është në listën e deputetëve të përjashtuar për shkak të kaosit të krijuar në seancat e kaluara parlamentare.

Ora 10:43
Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të Rithemelimit të futen në Kuvend, Bardhi: Kaq gardistë nuk ja çojnë as bandave, kjo është fytyra e regjimit të Ramës

 

Garda nuk ka lejuar që të futen në Kryesinë e Kuvendit 8 deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar. Bardhi në një deklaratë për mediat tha se Grada nuk po i lejon të zhvillojnë mbledhjen e Grupit, që sipas tij janë në shkelje të detyrës pasi ata janë përjashtuar vetëm nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisionit.

Aq punonjës garde nuk i çohen bandave më të rrezikshme kriminale. I kanë vënë përballe deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit të Ramës. Nuk ka patur mbledhje të Byrosë së Kuvendit, mund ta kenë bërë tek vila e Nikollës blerë me paratë e korrupsionit edhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Si ajo ka zyrë të shtetit në kryesi dhe unë dhe çdo deputet kemi zyrat në kryesi. S’po lejohemi të aksesojmë zyrat tona. Masa disiplinore që na është marrë është përjashtimi nga komisionet, por jo të na përjashtojnë nga mbledhjet e grupit.

Ora 10:35
Si lejuan të futen në Kuvend, Dash Sula shpërthen ndaj Gardës: Turp të keni, i lëpiheni pushtetit për një rrogë

 

Deputeti Dash Sula kërkon të futet në kuvend për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por nuk lejohet nga Garda, pasi të pranishëm janë edhe deputetët të tjerë që janë përjashtuar me 10 ditë pas kaosit në seancë.

Sula ka shpërthyer ndaj Gardës.

Hapni derën se latë nam. Është turp. Deri në këtë pikë s’ma kishte marrë mendja që do kishim arrit. Po kërkojmë të na japin 100 mln euro. Po kërkojmë të na fusin në mbledhje.

Të premten, të nderuar anëtarë iu njoftoj se të hënën më datë 6 nëntor, ora 11:00, Komisioni do zhvillojë mbledhjen në sallën për komisionin e Ligjeve. Hape diktatura derën e diktaturës. Turp të keni, lëpiheni për një rrogë. Turp të keni. E shkatërruar Shqipërinë, kanë ik të gjithë. Bëjini fresk pushtetit. Turp të keni.

Ora 10:25
(VIDEO+ FOTO)Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar, Flamur Noka kalon kangjellat, Korreshi nuk ia del

Deputetët e Rithemelit të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi nuk po lejohen të hyjnë në kuvend.

Prandaj Flamur Noka kaloi kangjellat hyn në kryesinë e Kvuendit. Korreshi tentoi por nuk mundi.

 

1699262619_korreshi.jpg

1699263571_noka.jpg

1699263722_WhatsAppImage20231106at10.40.49.jpeg

Ora 10:22
Tensione në Kryesinë e Kuvendit, garda nuk lejon deputetët e Rithemelimit të futen për takimin e grupit

 

Gazment Bardhi ka thirrur në një mbledhje grupin e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit, por kjo ka sjellë tensione mes deputetëve të Rithemelimit dhe Gardës së Republikës.

Kjo e fundit nuk lejon që të futen në ambientet e kryesisë së Kuvendit 8 deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën e së enjtes së kaluar.

Ora 09:55
Komisioni i ekonomisë, deputetët mblidhen me zoom të debatojnë për Pr/buxheti 2024! Koti: Sikur ka shpërthyer lufta! Shalsi: 'Non gratat' ju kanë marrë peng

 

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online

Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht.

Sorina Koti: Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë. “

Eduard Shalsi: “Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/11/2023 01:59

    O po ua paskam gjetur tamam emrin, kur ne komentet e mepareshme i quajta /makake me mandat/,sepse per nga sjellja ne kuvend, me permbysje karrigesh,perplasje duarsh e hipje mbi tavolina,zhurmen e ulerimat ,ne mes te tjerash,me kujtonin makaket qe sulmojne here pas here parlamentet e Indise.! Sot morren dhe diplomen per llojin, se u ngjiten nga dritaret e kangjellat,megjithese Sala u perpoq t'i krahasonte me Tarzanin,por kot e ka,majmun e shkuar majmunit!

    Përgjigju
  • Meri: 06/11/2023 16:05

    Kopeja e majmunve të Berishes:

    Përgjigju
  • Miri: 06/11/2023 14:44

    Shpellare me gjith kuptimin e fjales...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 06/11/2023 12:17

    Ça jan kta deputet terrorista qe terrorizojne institucionet e vendit, kapini futni ne burg, kta flleqsira.

    Përgjigju
  • Biku: 06/11/2023 12:03

    O sa mire me qen shpellar oej oej. Kshu vazhdoni se te jete per ju rama dhe 10 vjet te tjera aty eshte.

    Përgjigju
  • XXX: 06/11/2023 11:59

    E keqja ka nje emer : SALI Berisha.Aman 0 SPAK shpejtoji punet e na hiqni qafe kete njeri te paskrupullt.Mbylleni djallin ne shtepi apo ne burg e te qetesohet ky popull !

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 06/11/2023 11:26

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken e spitalit rajonal shkoder Dhurata uruci,mjekja me dy fytyra palaqo klloun me pasuri 900 milion lek cash ne shtepi , prokuroria e shkodres ta hetoje per kempe dhe rraporta fiktive kundrejt pagesave te ndryshme

    Përgjigju
  • e drejta: 06/11/2023 10:41

    RRUGACET SHPELLARE TE RITHEMELIMIT KUJTOJNE SE NDODHEN NEPER SHPELLAT E ABITATIT TE TYRE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu