Kaosi i Rithemelimit në Kuvend/ Meta krah Berishës: Po asgjësohen të drejtat e opozitës

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend/ Meta krah Berishës: Po asgjësohen të drejtat e opozitës

Garda nuk lejon deputetët e Rithemelimit të futen në Kryesinë e Kuvendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të Rithemelimit, pavarësisht kaosit që ata po krijojnë në Kuvend duke sabotuar punën e seancave plenare, por edhe të Komisioneve. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se po asgjësohen të drejtat e opozitës në Kuvend dhe se Partia e Lirisë mbështet kërkesat e tyre për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Meta shkruan se kjo krizë nuk zgjidhet me Gardën, por duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.  Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve. Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:

Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend; Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore; Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen. Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Meta.

Skenari i Rithemelimit për kaos këtë të hënë u frenua nga Garda e Republikës tek porta hyrëse e Kryesisë së Kuvendit ku nuk lejoi hyrjen e deputetëve të përjashtuar. Pas përplasjeve disa deputetë të Rithemelimit të përjashtuar hynë nga dritaret, ndërsa PS zhvilloi komisionet online. Opozita nuk arriti të zhvillojë as mbledhjen e grupit me kryetarin jashtë, ndërsa Bardhi paralajmëroi padi të re për Lindita Nikollën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja