Ish-kryebashkiaku i Kavajës mbylli Bashkinë, policia hap derën e futet socialisti: S'më duhet një zyrë, nga sot në terren (VIDEO)

KAVAJË- Kryebashkiaku socialist, Redjan Krali i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është betuar sot dhe ka hyrë për herë të parë në ambientet e Bashkisë së Kavajës, si kreu i saj. Ashtu si kurse edhe në Devoll, betimi i Kralit u bë në ambientet e nënprefekturës, duke qenë se një grup mbështetësish të PD-së u mblodhën para Bashkisë me kryebashkiakun në ikje, Isa Sakja që deklaroi se nuk do të lirojë zyrën. Në përfundim të orarit zyrtar, ai ka lënë ambientet e Bashkisë, duke bërë që kreu i ri, Krali të futej në zyrë pasi policia hapi derën me çelës.

Në daljen e tyre para mediave, Krali tha se ajo zyrë për të është simbolike, pasi puna e tij do të jetë vetëm në terren, e ndërsa theksoi se puna në Bashki do të nisë që sot.

Nga ky moment fillon puna e Bashkisë. Kryebashkiaku i vjetër nuk ka të drejtë ligjore, derën e ka të hapur, por si qytetar. Mua sot më duhet zyra, nesër më duhet terreni se unë do të jem në punë. Çfarë do ndodhë nëse Isa Sakja do të vijë nesër në zyrë? Ligji flet, kam vendim gjykate", u shpreh Krali.

Ndërkohë pas betimit të Kralit, një grup militantësh të PD të grumbulluar para bashkisë, kanë sulmuar policinë si dhe Perfekten e qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari. Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Kryebashkiaku socialist i Kavajës: S'më duhet një zyrë, nga sot punën e nis në terren

1564500909_krajli2.jpg

Me thirrjet "fitore", kryebashkiaku socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Redjan Krali ka dalë përpara mediave, pasi hyri për herë të parë në Bashkinë e Kavajës si kreu i saj. Ai deklaroi se puna në Bashki ka filluar që në momentin që ai po jep këtë deklaratë. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nesër do të gjejë në zyrë ish-kreun e Bashkisë, Isa Sakja, Krali tha se ai e ka derën e hapur, për tani e tutje vetëm si qytetar.

"Nga ky moment fillon puna e Bashkisë. Kryebashkiaku i vjetër nuk ka të drejtë ligjore, derën e ka të hapur, por si qytetar. Mua sot më duhet zyra, nesër më duhet terreni se unë do të jem në punë. Çfarë do ndodhë nëse Isa Sakja do të vijë nesër në zyrë? Ligji flet, kam vendim gjykate", u shpreh Krali.

Ora 16:19
Kryebashkiaku socialist hyn në Bashkinë e Kavajës, dera hapet nga policia

1564496370_hapjaederes.jpg

Kryebashkiaku socialist Redjan Krali, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit hyn në Bashkinë e Kavajës. Dera u hap nga policia. Ish- kryebashkiaku, Isa Sakja u largua nga zyra pak orë më parë, e ndërsa dera e bashkisë u mbyll nga zyrtarët e PD-së. Ky skenar është i ngjashëm me atë që ka ndodhur edhe në Bashkinë e Devollit. 

Ora 14:55
Spiropali nga Kavaja: S'ka çetë që na pengon, nesër nisim punën


Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali e pranishme në Kavajë, ka deklaruar pas betimit të kryebashkiakut të Ri, Redjan Krali se askush nuk do të mund të pengojë punën e PS dhe të kryetarëve të rinj. Sipas Spiroplait puna në Kavajë do të nisi ditën e nesërme.

"Do nisim punën që nesër. Nuk i pengon dot asnjë huligan dhe asnjë çetë. Organet ligjëzbatuese të bëjnë punën e tyre" ka deklaruar Spiropali.  

Kujtojmë se kryebashkiaku Krali ende nuk ka hyrë në bashki, pasi para kësaj godine janë grumbulluar militantët e PD dhe kanë penguar procesin e kalimit të institucionit në dorëzim të Kralit.

Ora 12:35
Militantët e PD bllokojnë hyrjen në bashki të Kralit, sulmojnë edhe Prefekten e Tiranës

Një grup militantësh të Partisë Demokratike janë mbledhur para ambienteve të bashkisë së Kavajës dhe kanë bllokuar hyrjen në derën e brendshme të saj. Për disa momente ka patur edhe tensione ku nuk kanë munguar përplasjet e militantëve të PD me policinë në mënyrë që të mos hyjë kryebashkiaku i ri Redjan Krali. Ata kanë sulmuar edhe Prefekten e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari e cila po mbante një konferencë për shtyp ku po sqaronte procedurat ligjore për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

 Militantët e PD shprehen të vendosur për të mos lejuar që kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, i cili sapo është betuar, Redjan Krali që të hyjë brenda ambienteve të bashkisë. Ndërkohë në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Kavajës, zot, Brokaj ka deklaruar se ai është aty së bashku me policinë për të siguruar kalimin e detyrës tek kryebashkiaku i ri Krali.

Pas acarimit të situatës policia është tërhequr për të mos krijuar agravimin e mëtejshëm të agresivitetit së ushtruar nga militantët e PD

Ora 10:32
'Nuredini i PDIU dorëzoi detyrën në Rrogozhinë', Prefektja: Uroj që këtë ta bëjë dhe Sakja

Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari në fillim të mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të Kavajës deklaroi se ish-kryetari i bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini i zgjedhur i përfaqësues i PDIU-së katër vite më parë dorëzoi detyrën në mënyrë procedurale. "Falenderoj Beqir Nuredinin për dorëzimin e detyrës në mënyrë procedurale. Të njëjtën gjë do të doja edhe për Isa Sakjen për të dhënë shembullin se dimë të veprojmë si qytetar" tha ajo.

Ish-kryetari i bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini me bashkiakun e ri Haxhi Memolla
Ora 10:04
Demokratët nuk lirojë bashkinë, betimi i kryetarit të ri do të bëhet te n/prefektura

Mbështetësit e PD-së, por edhe administrata e bashkisë së Kavajës kanë dalë jashtë godinës duke pritur me duartrokitje kryetarin në detyrë Isa Sakja. Ai ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën, ndërsa duke parë situatën e krijuar, PS-ja do të veprojë si në Devoll, ku konstituimin do ta bëjë te n/prefektura. Theksojmë se ndryshe nga Devolli, sot në ambientet e jashtme të bashkisë nuk ndodhet asnjë efektiv policie.

1564473912_1564473489PDKAVAJ.jpg

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dritani: 30/07/2019 17:41

    A e mendojne se ish kryetari i bashkise qe nga konstituimi i keshillit dhe betimi i kryetarit te ri nuk ka me te drejte firme? Ku do i marrin rrogat? Po ngulen kembe si mushkat e Lulezim Sali Metes e te mos leshojne zyrat, do i marre rruspa e kodit penal dhe do ta shohin vehten duke ngrene geshtenjat e burgut te Recit. Udhe te mbare per atje!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 30/07/2019 15:44

    Rrnofte Kavaja kamunisteve tregoju gishtin ne by...

    Përgjigju
  • Lori: 30/07/2019 15:38

    Me bllokime,dhune e protesta nuk keni per te marr kurr pushtetin.Aq me teper bllokoni e silleni si rrugecer e aq me shum humbisni besimin ne popull

    Përgjigju
  • asl: 30/07/2019 13:00

    "Trimat" e xha Jahos u bashkon ideali me "hollandezin",b...kavaje.

    Përgjigju
  • Cubi: 30/07/2019 12:19

    Ca behet me keto lloj monstrash xhanem.Keshtu do shkohet ne Europ me keta lloj qensh.Ja mor muter merni shembull nga kryebashkiakun e rrogozhine qe i je doren kundershtarit. Po ky nuk esht " demokrat " Ne radh te par eshte njeri. Demokracia kjo eshte zbatimi i ligjit. HALLALL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi