Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç i Vetëvendosjes! Ambasadori SHBA: Të mos përdoret forcë gjatë marrjes së detyrës

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, cili vjen nga Vetëvendosja, ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

“Unë, Erden Atiç, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t'i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha ai në deklaratën e betimit.

Atiç në këtë seancë ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiç nga radhët e komunitetit serb.

Të zgjedhurit përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe Vetëvendosjen në komunat me shumicë serbe, që janë drejtuar deri më 23 prill të këtij viti nga përfaqësues të partive serbe në Kosovë.

Ndërkombëtarët kanë bërë apel që të tregohet vetëpërmbajtje gjatë procesit të betimit të kryetarëve të rinj të komunave në veri të Kosovës.

Jeffrey Hovenier, kërkoi që të mos përdoret forca gjatë përpjekjes së kryetarëve të rinj për të hyrë në ndërtesat e katër komunave në veri.

KFOR-i ka deklaruar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, por mbikqyrja e procesit i takon policisë së Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Osmani: Kryetarët e komunave veriore të betohen brenda afateve ligjore

1682512611_vjosa.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se e rëndësishme që kryetarët e rinj të katër komunave në veri të Kosovës, të kryejnë betimin brenda afateve ligjore.

Komunat në veri - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku - janë të banuara me shumicë serbe.

Disa orë pas betimit të Erden Atiqit, si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Osmani ka thënë se kryetarët e asaj pjese, duhet t’i bindin qytetarët se projektet do të jenë në të mirë të tyre.

“Shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”.

Ora 15:37
Zgjedhja e kryetarëve të veriut, Petkoviç reagon ashpër: Qeveria e Kosovës po provokon luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç e ka quajtur “pushtim” ardhjen në detyrë të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut Erden Atiç, duke thënë se me veprimet e tyre Kurti dhe Prishtina duan të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe të provokojnë luftë.

“Simboli i atij pushtimi dhe ajo leckë flamuri i Kosovës që e kanë ekspozuar në ndërtesën komunale të Mitrovicës…nuk do të jetë kurrë flamur për ne. Do të qëndrojë atje për aq kohë sa vetë pushtimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë”, tha Petkoviç në një konferencë për media pas betimit të Atiç si kryetar i komunës.

Petkoviq në deklaratën e tij tha se është e papranueshme që dikush që ka fituar kaq vota të udhëheqë komunën e Mitrovicës së Veriut.

Petkoviç gjithashtu bëri të ditur se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është duke biseduar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për, siç tha, të gjitha pasojat e sjelljes, incidenteve dhe provokimeve të Kurtit, të cilat mund të kthehen në krizën më të madhe deri më tani.

Pak më herët Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve.

 

Ora 12:57
Lista Serbe kundërshton kryetarët e veriut, i jep ultimatum Qeverisë së Kosovës

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, në një konferencë për media të premten, ka thënë se me dhënien e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

Simiç i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Ai shtoi se nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet", tha Simiç duke mos cekur se cilat janë këto mjete.

Simiq ka thënë se si parti, kanë arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojnë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një "kryetari të rremë".

Reagimi i Listës Serbe vjen pasi Atiç, më 19 maj u betua para Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar. Atiq fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave.

Ora 11:26
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

“Unë, Erden Atiç, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t'i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha ai në deklaratën e betimit.

Atiç në këtë seancë ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiç nga radhët e komunitetit serb.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'