Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 27 vjeçarin Rildi Koçja. Katër ditë më parë pas një konflikti të çastit, i riu plagosi me thikë vjehrrin e tij, 62-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe kunatin e tij, 30-vjeçarin Albion Braushi.
Mbrëmjen e të dielës, në lagjen “Çole” të Vlorës, 27-vjeçari Rildi Koçja plagosi me thikë të babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi, 62 dhe 30 vjeç. Mësohet se 27-vjeçari, pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, duke i plagosur të dy.
Pas ngjarjes, autori u largua nga vendngjarja, por pas një ore kërkimesh nga policia, u bë i mundur arrestimi i tij. Gjendja e 62 vjeçarit, Xhevdet Braushi paraqitet e stabilizuar ndërsa djali i tij, Albion Braushi u transportua në spitalin e Traumës ku raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, treguan se Albion Braushi kishte marrë 10 goditje me thikë nga Rildo Koçja. Sipas tyre përplasja fizike kishte ndodhur fillimisht mes agresorit dhe Albion Braushi dhe më pas ishte përfshirë i ati i këtij të fundit i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga goditjet me thikë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.2%
-
Pak
40.4%
-
Aspak
31.4%
Vota total: 354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyndje drejt plazheve të jugut, trafik i rënduar në aksin Dhërmi-Himarë
27 Korrik, 12:25
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, nis sot zyrtarisht fushata elektorale
27 Korrik, 11:47
-
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive! U bë i mundur izolimi i 19 gjatë 24 orëve
27 Korrik, 10:53
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
27 Korrik, 08:25
-
Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala, në Tiranë 5 gjermanë humbën rrugën teksa eksploronin malin
26 Korrik, 18:45
-
Vlorë/ Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
26 Korrik, 11:26
-
Përplasin Audin me Nissanin në Ksamil, 4 të rinjtë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në polici
26 Korrik, 09:51
-
KPA pezullon gjyqtarin e Vlorës, Laurent Fuçia, e dërgon për riedukim në Magjistraturë
25 Korrik, 17:09
-
Bajram Peçi: Na merr ujin dhe na prish të ardhmen
25 Korrik, 16:14
-
Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin! Era favorizon përhapjen e flakëve
25 Korrik, 15:19
-
Plagosje me thikë në fshatin Lapardha 2 në Berat, 40-vjeçari përfundon në spital! Arrestohet autori
25 Korrik, 07:20
-
Beqaj në burg, SPAK kontrollon apartamentin në Vlorë, shpërthen derën! Avokati: S’është i tij! Burime: Ish-ministrit iu gjetën foto të banesës me të njëjtin arredim
24 Korrik, 17:34