“Brazili e ka kaluar goditjen që mori pas dëmtimit të Neymar dhe është gati të luftojë me Gjermaninë për të shkruar në finale” ka thënë në konferencë shtypi trajneri i Selecaos Luiz Felipe Scolari.

“Situata me dëmtimin e Neymar ka kaluar. Ne po flasim sepse mediat na pyesin, por në të njëtën kohë grupi ka një përqendrim të ri dhe një strategji të re për të punuar”, -sqaron Scolari.
 
Përvec Neymar do mungojë edhe Thiago Silva i cili nënvizon:

“E gjitha kjo që po ndodh po ndihmon që të bashkojë grupin. Mungesa ime dhe e Neymar mendoj se po e forcon grupin”, -përfundon Thiago Silva.
 
Trajneri i Brazilit flet edhe për Gjermaninë:

“Gjermania është një skuadër e ekuilibruar. Ne e resepktojmë Gjermaninë në mënyrë që respekti të imponojë stilin tonë të lojës”, -perfudnon Scolari.

Në kampin e gjermanëve janë gati dhe trajneri i ka të gjithë në dispozicion. Duket sikur rruga e Gjermanisë në Botëror nuk ka mbaruar deri në momentin që ata do ngrenë Kupën në Maracana të dielën. Një gjë të tillë e thotë në mënyrë të qartë trajneri Hoakim Lev:

“Projekti jonë ende nuk është cuar deri në fund. Më 13 korrik ne duam me cdo kusht të rikthehemi të luajmë në Maracana. Ne duam finalen e Botërorit”, -përfundon Lev.
 
Timonieri i gjermanëve sqaron se ndaj Brazilit do jetë një ndeshje e ekuilibruar ku do vendosin detajet e vogla.

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit Brazil-Gjermani luhet sot në orën 22:00 në Belo Horizonte.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)