Certifikohet 25 prilli! Celibashi shpërndan mandatet e deputetëve në 12 qarqet, ja 140 emrat e ligjvënësve shqiptarë në 4 vitet e ardhshme

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit! Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë në mbledhjen e sotme mandatet për 140 deputetët e ardhshëm, teksa ashtu siç pritej kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin në Durrës, Monika Kryemadhi në Fier duke “djegur” Kejdi Mehmetajn dhe futur në parlament Petrit Vasilin.

Ndërkohë, mandatin e ka marrë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndonëse ka njoftuar më herët se nuk do jetë në parlamentin e ardhshëm. Kësisoj, Ruçi do duhet që të dorëzojë mandatin dhe t’i hapë rrugën deputetes më të votuar pas tij, që është Mirela Pitushi me 3508 vota preferenciale.

 Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tani më  lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Bëhet shpërndarja e mandateve, ja 140 emrat e ligjvënësve shqiptarë në 4 vitet e ardhshme

1619883861_20190321182235fotoKuvendi.jpg

Tashmë që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë certifikim të rezultateve emrat e mëposhtëm janë 140 emrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN ka 59 mandate, LSI ka 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kryeministri Rama njoftoi se do të merrte mandatin në Durrës, duke e lënë atë të Vlorës, ndërkohë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pranoi mandatin në Fier, duke e lënë mandatin për Petrit Vasilin në Tiranë. Nga emrat e mëposhtëm pritet të zëvendësohet vetë Gramoz Ruçi, pasi ka deklaruar tërheqjen nga politika. Vendin e tij pritet ta zëra Mirela Pitushi. 

  • Ja lista e deputetëve e konfirmuar nga KQZ
  • Qarku Berat
  • PS 5 mandate
  • Hatixhe Konomi
  • Bardhyl Kollçaku
  • Fadil Nasufi
  • Nasip Naço       
  • Blendi Klosi
  • PD 2 mandate
  • Tomor Alizoti
  • Kasëm Mahmutaj
  • Qarku Dibër
  • PD 3 mandate
  • Xhelal Mziu       
  • Kreshnik çollaku
  • Dhurata Tyli(çupi)
  • PS 2 mandate
  • Lavdrim Krrashi
  • Aurora Mara
  • Qarku Durrës
  • PS 8 mandate
  • Milva Ekonomi
  • Alban Xhelili     
  • Jurgis Çyrbja
  • Klodiana Spahiu
  • Ilir Ndraxhi        
  • Rrahman Rraja
  • Lefter Koka       
  • Edi Rama
  • PD 6 mandate
  • Edi Paloka         
  • Agron Duka       
  • Merita Bakiu
  • Oerd Bylykbashi              
  • Ferdinant Xhaferaj        
  • Andia Ulliri
  • Qarku Elbasan
  • PS 8 mandate
  • Evis Kushi          
  • Klevis Xhoxhi    
  • Besion Ajazi
  • Dasantila Tahiraj             
  • Saimir Hasalla  
  • Florenc Spaho
  • Luan Duzha       
  • Taulant Balla
  • PD 6 mandate
  • Gazment Bardhi              
  • Flutura Açka     
  • Lefter Gështenja
  • Dashnor Sula
  • Zheni Gjergji
  • Luçiano Boçi
  • Qarku Fier
  • PS 9 mandate
  • Erion Braçe
  • Petro Koçi
  • Lindita Buxheli
  • Baftjar Zeqaj    
  • Antoneta Dhima             
  • Bujar Çela          
  • Ismet Beqiraj   
  • Tatiana Piro
  • Gramoz Ruçi (Mirela Pitushi)
  • LSI 1 mandat
  • Monika Kryemadhi
  • PD 6 mandate
  • Enkelejd Alibeaj
  • Eralda Bano(Tase)
  • Saimir Korreshi
  • Luan Baçi        
  • Nustret Avdulla
  • Ilda Dhori
  • Qarku Gjirokastër
  • PS 3 mandate
  • Mirela Kumbaro
  • Laert Duraj        
  • Bledar Çuçi
  • PD 1 mandat
  • Tritan Shehu
  • Qarku Kukës
  • PS 1 mandat
  • Gerta Duraku   
  • PD 2 mandate
  • Flamur Hoxha
  • Isuf Çelaj
  • Qarku Lezhë
  • PS 3 mandate
  • Lindita Nikolla
  • Eduard Ndreca
  • Shpresa Marnoj
  • PD 4 mandate
  • Mark Marku
  • Agron Gjekmarkaj         
  • Lindita Metaliaj
  • Kastriot Piroli
  • Qarku Shkodër
  • PD 5 mandate
  • Helidon Bushati
  • Emilja Koliqi
  • Ramadan Likaj
  • Greta Bardeli    
  • Zef Hila
  • PS 3 mandate
  • Edona Bilali       
  • Paulin Sterkaj  
  • Benet Beci
  • PSD 2 mandate
  • Gledis Çeliku
  • Meri Markiçi
  • LSI 1 mandat
  • Agron Çela        
  • Qarku Vlorë
  • PS 8 mandate
  • Pranvera Resulaj            
  • Anduel Tahiraj 
  • Vullnet Sinaj     
  • Anila Denaj       
  • Niko Kuri            
  • Ilir Metaj           
  • Damian Gjiknuri 
  • Teuta Ramaj     
  • PD 4 mandate
  • Bujar Leskaj      
  • Ina Zhupa          
  • Fation Veizaj    
  • Arbi Agalliu
  • Qarku Tiranë
  • PD 15 mandate
  • Lulzim Basha    
  • Jorida Tabaku  
  • Alfred Rushaj   
  • Albana Vokshi 
  • Sali Berisha       
  • Agron Shehaj   
  • Fatmir Mediu   
  • Grida Duma      
  • Shpëtim Idrizi   
  • Belind Këlliçi     
  • Vangjel Dule     
  • Mesila Doda
  • Dashamir Shehi
  • Flamur Noka    
  • Orjola Pampuri
  • PS 18 mandate
  • Luljeta Bozo      
  • Najada Çomo    
  • Ogerta Manastirliu
  • Arben Ahmetaj
  • Ulsi Manja         
  • Etilda Gjonaj    
  • Arben Pëllumbi
  • Elisa Spiropali   
  • Belinda Balluku
  • Toni Gogu         
  • Etjen Xhafaj      
  • Ermonela Valikaj
  • Xhemal Qefalia
  • Klotilda Bushka
  • Alqi Bllako
  • Eduard Shalsi
  • Fatmir Xhafaj
  • Orlando Rakipi
  • PSD 1 mandat
  • Gertjan Deda    
  • LSI 2 mandate
  • Erisa Xhixho
  • Petrit Vasili
  • Qarku Korçë
  • PS-6 mandate
  • Enslemvera Zake            
  • Blerina Gjylameti           
  • Ilirian Pendavinji
  • Ilir Topi
  • Olta Xhaçka      
  • Niko Peleshi
  • PD-5 mandate
  • Edmond Spaho
  • Sorina Koti        
  • Ervin Salianji     
  • Bledjon Nallbati
  • Seladin Jakupllari
B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja