Sot prezantohen 20 emrat Koordinatorëve Kombëtarë të Partisë Demokratike, të cilët do të jenë të specifikuar për çështje të ndryshme brenda partisë. Ndërkohë, dje u mbyll aplikimi online për drejtorët e departamenteve dhe sekretarët funksional në Partinë Demokratike.
Emrat aplikues për drejtues departamentesh dhe sekretarët funksionalë do të zgjidhen me propozim të kryetarit nga Këshilli Kombëtar. Është vendosur tashmë numri i departamenteve dhe sekretarëve funksional.
PD do të ketë 22 departamente dhe 6 sekretarë funksional. Sipas ndryshimeve në statutin e PD, departamentet janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDsë.
Departamentet sigurojnë koordinimin e veprimtarisë në fushat që mbulojnë ndërmjet partisë dhe grupit të saj parlamentar. Departamentet përgjigjen për punën e tyre pranë kryetarit të partisë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com