Sot gjithë bregdeti shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë dhe dallgë të mëdha.
Për të shmangur rreziqet që mund të sjellë ky mot i përkeqësuar autoriteteti Portual ka urdhëruar pezullimin e linjës së trageteve Vlorë - Brindisi - Vlorë për pasagjerë dhe automjete dhe linjës Durrës - Bari – Durrës.
Po kështu ndalohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025.
Moti
Sot gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.Për të shmangur rreziqet që mund të sjellë ky mot i përkeqësuar, autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në këtë fushë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve të mjeteve lundruese.
Ndalime dhe kufizime
Ndalohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025. Drejtuesit e mjeteve detare duhet të marrin masa sigurie, duke marrë parasysh kushtet e vështira hidrometeorologjike.
- Anijet e linjës Vlorë - Brindisi - Vlorë për pasagjerë dhe automjete anulohen deri pas përmirësimit të motit, pas orës 22:00 të datës 24 mars 2025.
- Anijet e linjës Durrës - Bari - Durrës pezullohet sot.
- Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.
- Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.
Përmirësimi i motit
Kushtet hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të përmirësohen pas orës 08:00 të datës 25 mars 2025.Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë operatorëve detarë dhe qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Moti i keq me reshje shiudhe ere ka përfshirë edhe Lezhën, duke sjell pezullim të përkohshem të lundrimit detar në Portin e Shëngjinit. Autoritetet portuale njoftojnë se qe prej ores 6:00 të mëngjesit të 23 marsit, erërat e forta dhe dallgët e larta e bëjnë të rrezikshme lundrimin për anijet dhe mjetet e vogla detare.
Në këtë situatë, kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të hyrje-daljeve të anijeve, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë lundërtarëve dhe peshkatarëve të shmangin daljen në det deri në një njoftim të dytë, duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të mjeteve lundruese.
Pritet që situata të vlerësohet në vijimësi dhe lundrimi detar në Shengjin të rifillojë sapo kushtet e motit të stabilizohen.
Ndërkohë nga moti keq me reshje shiu nuk raportohet për problematika të tjera në Qarkun e Lezhës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
Komente

