-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
Nga Kapiteneria njoftohet se trageti Durrës-Bari është nisur mëngjesin e sotëm, siç ishte parashikuar, pasi ka pasur përmirësim të motit dhe qetësim të forcës së dallgëve në Adriatik. Edhe trageti i Barit do mbërrijë me vonesë, për të njëjtin shkak
4 Tetor, 08:26 -
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari
Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme, 3 Tetor 2024, nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit (Itali) vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, 4 Tetor
3 Tetor, 21:49 -
Fluks i emigrantëve, Durrës-Bari 4 tragetë në ditë, një traget dhe Durrës - Ankona! Kapiteni: Çdo ditë në port 7 mijë udhëtarë
Nga nesër e deri në fund të shtatorit do të dyfishohet numri i trageteve në Durrës për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë për pushime në vendlindje. Për linjën e Barit do të ketë 4 tragete në ditë dhe për Ankonën një traget çdo ditë. Kapiteni i Portit të Durrësit tha se në terminal do të punohet me 32 sportele pasi çdo ditë pritet të mbërrijnë 7 mijë udhëtarë.
19 Korrik 2023, 12:01